Vrasja e 7 vjeçarit në Basel, a dështuan autoritetet zvicerane? - Bota Sot
Vrasja e 7 vjeçarit në Basel, a dështuan autoritetet zvicerane?

Aktuale

Vrasja e 7 vjeçarit në Basel, a dështuan autoritetet zvicerane?

Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:06
Familja e djalit të vrarë

Një grua 75 vjeçare vrau Ilias Mahmutin në Basel. Dy ditë pas ngjarjes Kosova dhe Zvicra vazhdojnë të jenë të tronditura me rastin. Por a dështuan autoritetet për të mbrojtur një nxënës?

75 vjeçarja Angela N. i mori jetën një fëmije shqiptar me banim në Zvicër. Aktualisht është urdhëruar një raport psikiatrik për të treguar përgjegjësinë e dorasëses.

Mediat raportuan se pensionistja kishte borxhe mbi 100.000 franga. Përveç zisë për viktimën, pyetja që mundon të gjithë është se si mund të ndodhte një tragjedi e tillë?

Psikiatri mjeko-ligjor Josef Sachs, nuk sheh dështim të autoritetit publik bazuar në informacionet që kishte në dispozicion.

“Që një person i paqëndrushem mendërisht të burgoset ai duhet të cilësohet si egoist ose që nuk duron të huajt”, thotë ai.

Një masë e tillë sipas Sachs, merret nëse i dyshuari  tenton vetëvrasjen, ishte i rrezikshëm për rrethin ose kishte shfaqur dhunë të përsëritur.

“Potenciali i dikujt për dhunë në shumë raste është vështirë të parashikohet”, shtoi ai.

Eksperti për mbrojtën e fëmijëve dhe të rriturve Christoph Häfeli, thotë se aktualisht pragu për shtrim në spitale psikiatrike është shumë i lartë.

Në të kaluarën, ai thotë se i dyshuari për probleme mendore mund të strehohej shumë më lehtë edhe kundër vullnetit të tij.

‘Është e mundur që ndihmësi i saj të ketë parë potencialin e dhunueses për të huajt”, thotë ai.

Sipas Häfeli, autoritetet do të duhej të verifikonin 75 vjeçaren për këto çështje për shkak të borxheve që ajo kishte.

Sipas tij një gjë e tillë do të duhej të bëhej edhe kundër vullnetit të saj.

Ilias Mahmuti, 7 vjeçar u varros sot në Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...