Imri Ahmeti tregon a do t’ia zë vendin Isa Mustafës në krye të LDK-së

Aktuale

Imri Ahmeti tregon a do t’ia zë vendin Isa Mustafës në krye të LDK-së

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:42
Imri Ahmeti dhe Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme, përmes së cilave do të zgjedh kryetarët e rinj të degëve dhe kryetarin e ardhshëm të partisë.

Si njëri nga emrat që u përfol se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës është edhe ai i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, njhërit anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Media ka kontaktuar me Ahmetin, i cili ka treguar se si qëndron e  vërteta në këto raportime.

“Nuk e di kush po i qet këto lajme, por unë ana ime nuk kam dhënë asnjë deklaratë. Këto çështje më duket më shumë janë supozime të njerëzve, analistëve që po i bëjnë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, cështja e kandidatëve për të parin e LDK-së do të vendoset pasi të përfundojnë zgjedhjet nëpër degë.

“Në fakt kjo punë vendoset pas zgjedhjeve të degëve në nivel vendi dhe pastaj shohim  kush për kë jemi dhe si do të veprojmë. Unë nuk e kam konfirmuar asnjëherë dhe nuk e konfirmoj që jam kandidat”, ka përfunduar Ahmeti.

Derisa, burime të afërta të portalit të afërta me Ahmetin kanë konfirmuar se i pari i Lipjanit ka ambicie të mëdha që të zë vendin e Isa Mustafës, ndonëse po e mohon një gjë të tillë publikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat