PDK e ndarë, grupi i Veselit dhe i Thaçit? Çfarë thotë Krasniqi

Aktuale

PDK e ndarë, grupi i Veselit dhe i Thaçit? Çfarë thotë Krasniqi

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:31
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës njëkohësisht nënkryetar i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka ardhur me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike.

Krasniqi ka thënë se zërat se brenda PDK-së janë dy grupacione që mbështesin Kryetarin aktual të partisë dhe Presidentin e vendit nuk janë të vërtet.

“Njerëzit që e thonë këtë e bëjnë për të dëmtuar PDK-në. Këta zëra janë pjesë e luftës dhe kalkulimeve politike. Por PDK-ja nuk dëmtohet nga këto thash e theme”.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se nuk ka ambicie as tash e as për të ardhmen të kandidojë për kryetar të partisë.

“Jam nënkryetar prej dy mandatesh, por nëse zoti Veseli nuk ka ndonjë kundër kandidatë, dhe me mbështetjen e Kryesisë më propozojnë përsëri për këtë pozitë sigurisht se do ta pranoja. Nëse jo, besoj se do të më lënë së paku anëtar i Kryesisë që kam qenë prej vitit 2006 e këndej”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat