“Pa ndërhyrjen e NATO-s, me gjasë ende do të ishim duke luftuar për çlirim”

Aktuale

“Pa ndërhyrjen e NATO-s, me gjasë ende do të ishim duke luftuar për çlirim”

Më: 24 mars 2019 Në ora: 00:40
Bombardimet e NATO-s

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, duke kujtuar ndërhyrjen e NATO-së për çlirimin e Kosovës, ka thënë se pa ndërhyrjen e aleancës veri atlantike, Kosova ende do të ishte duke luftuar për çlirim.

“Një ide politike perëndimore ka qenë vendimtare për shpëtimin tonë nga gjenocidi në vitin 1999: ideja se të drejtat e njeriut janë më të rëndësishme se sovraniteti i shteteve dhe e drejta ndërkombëtare. Pa këtë ide, Perëndimi nuk do të mund ta bombardonte Serbinë. Pa ndërhyrjen e NATO-s, me gjasë, ne ende sot do të ishim duke luftuar për çlirim. Si kurdët e shkretë! Si çeçenët, tanimë të gjunjëzuar. Si shumë popuj të tjerë, sakrificat e të cilëve, në mungesë të përkrahjes, kanë shkuar kot!”, ka thënë Latifi.

Ia ka kërkuar që në Prishtinë t’i ndërtohet një bust filozofit anglez, Xhon Loku, për ta nderuar, pasi i dha botës idenë e drejtave natyrore të njeriut.

“Në Prishtinë duhet vendosur një bust për të nderuar Xhon Lokun, filozofin anglez që i dha botës idenë se të drejtat natyrore të njeriut, jeta dhe liria e tij, janë mbi sovranitetin e shtetit dhe një shtet që i shkel ato, duhet shkatërruar pa mëshirë!”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat