Epopeja e UÇK-së në Gllogjan, simbol i rezistencës së shqiptarëve

Aktuale

Epopeja e UÇK-së në Gllogjan, simbol i rezistencës së shqiptarëve

Më: 24 mars 2019 Në ora: 07:05

(E plotësuar) - Personalitete të shumta e me dhjetëra qytetarë sot po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, me rastin e shënimit të epopesë së Dukagjinit.

Qytetarët të cilët po vijnë për të nderuar dëshmorët e rënë, këtë ditë po e vlerësojnë si simbol të rezistencës së shqiptarëve.

Lah Daci, qytetar për kp thotë se e kujton shumë mirë këtë ditë, sipas tij kjo është dita më e rëndësishme jo vetëm për Gllogjanin, por për gjithë popullin shqiptar.

Daci: Kjo është ditë me rëndësi për popullin shqiptar

"Kjo ditë shumë është me rëndësi për popullin shqiptar. Meqenëse është dita e çlirimit se me 24 mars në atë kohë, forcat serbe kanë bërë masakra, në fakt janë munduar të bëjnë masakra, por nuk kanë mundur, janë kthyer me gojë të mbyllur. Dhe kanë rezistuar trimat e Gllogjanit dhe të rrethinës dhe i kanë kthyer prapa. Dhe kjo është një ditë me rëndësi për këtë rrethinë dhe për krejt Kosovën", tha Daci.

Daci mes tjerash thotë se për homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan, nuk vjen vetëm për përvjetore.

Për të nderuar ata që humbën jetën për liri, ai thotë se bënë homazhe vazhdimisht në këtë vend.

24 marsin e para 21 viteve, e kujton edhe Haxhi Dula.

Dula: Ditë e shenjtë

 "Kjo është ditë e shenjtë, ditën e 24 marsit ka pasur bombardime tek shtëpia e Ramush Haradinajt, tek rrafshi i Dukagjinit ka sulmuar Serbia. Në këtë ditë po ashtu ka bombarduar edhe NATO dhe kjo është ditë e shenjtë... kiamet, vetëm këta e kanë përballuar sepse askush nuk do të kishte mundësi t'i përballonte", tha ai.

Dula tha se ndihet shumë krenar për këtë ditë dhe rezistencën e qytetarëve të kësaj rrethine.

Elsa Morina është vetëm 11 vjeçare, e ndonëse ka lindur 10 vjet pas kësaj ngjarje, ajo thotë se ajo çfarë ka mësuar nga historia për Epopenë e UÇK-së në Gllogjan, është krenare që jeton në liri.

Morina: Kam ardhë t’i nderoj ëshmorët që kanë luftuar

"Kanë luftuar ushtarët e UÇK-së edhe kanë rënë dëshmorët edhe më 24 mars të vitit 1999 ka ndihmuar NATO nga bombardimet serbe, të armikut.... me i nderu dëshmorët që kanë luftu që Kosova me qenë e lirë", tha Morina.

Kujtojmë se, në mëngjesin e 24 marsit të vitit 1998 forca të më dha të armikut ishin nisur drejt shtëpisë së Hilmi Haradinajt, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në radhët e UÇK-së.

Gjatë luftimeve të zhvilluara në Gllogjan, më 24 mars të vitit 1998 ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj.

Fillojnë homazhet për të nderuar betejën e Gllogjanit

Personalitete të shumta e me dhjetëra qytetarë sot po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.

Homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me shoqatat e luftës dhe zyrtarë të komunës së Deçanit , ndërsa nga ora 11:45, do të bëhen edhe homazhe institucionale, e më pas do të mbahet tubimi qendror në Gllogjan.    

Më 24 marsit të vitit 1998 forca të mëdha të armikut ishin nisur drejt shtëpisë së Hilmi Haradinajt, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në radhët e UÇK-së. Aty hasën në rezistencë nga djemtë e Haradinjave por edhe të fshatit Gllogjan.

Në betejën e 24 marsit ranë dëshmorë Agron dhe Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

Image
Image

Homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan

Në shënimin e 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Dukagjin, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

21 vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Sot bëhen 21 vjet të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit.

Në mëngjesin e 24 marsit të vitit 1998 forca të mëdha të armikut ishin nisur drejt shtëpisë së Hilmi Haradinajt, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në radhët e UÇK-së.

Djali i tretë i kësaj familje Luan Haradinaj ishte ndër të parët që kishte rënë në altarin e lirisë.

Gjatë luftimeve të zhvilluara në Gllogjan, më 24 mars të vitit 1998 ranë dëshmorë Gazmned Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj.

Për të shënuar këtë ditë, në organizim të Qeverisë së Kosovës do të zhvillohen disa aktivitete.

Nga ora 10:00 – 12:00, do të bëhen homazhet në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 12:00, do të mbahet një akademi përkujtimore.

Në kuadër të manifestimit, do të mbahen edhe aktivitete sportive në shah, boks, futboll dhe aktivitete të tjera në kujtim të luftës çlirimtare, e njëherit do të përkujtohet edhe 20 vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat