Memli Krasniqi: Kontributi më i mirë që i bëhet vendit, kyçja në parti politike - Bota Sot
Memli Krasniqi: Kontributi më i mirë që i bëhet vendit, kyçja në parti politike

Aktuale

Memli Krasniqi: Kontributi më i mirë që i bëhet vendit, kyçja në parti politike

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:19
Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, vjen me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Krasniqi ka thënë se kalimi i tij nga muzika në politikë nuk ka qenë ndonjë befasi për njerëzit që e kanë njohur, pasi si thotë se shkollimi i tij ka qenë në këtë drejtim.

Zgjedhjen e PDK-së, Memli thotë se e ka bërë në kohën kur ky subjekt politik nuk ishte në pushtet e as favorit për të fituar zgjedhjet.

“Zgjedhja ime nuk ishte të bëhesha me favoritin, por aty ku kam hapësirë… Njerëzit në taksi më pyetnin ‘mos je i Drenicës që ke hy në PDK?!’, por unë nuk pritoja të u sqaroja për zgjedhjen time”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se njerëzit, pavarësisht profileve duhet të angazhohen në politikë pasi sipas tij në të kundërtën vendin e tyre do ta zënë njerëzit që kanë më pak prirje e aftësi.

“Deshëm apo nuk deshëm, kontributi më i mirë për vendin, jo vetëm në Kosovë por çdo kund në botë, bëhet në mënyrën më efikase përmes partive politike”.

“… Me njerëz që nuk kanë shumë aftësi e prirje për politikë edhe cilësia e përgjithshme e punës dhe institucioneve do të jetë më e dobët”.

Krasniqi thotë se shumë miq të tij i ka nxitur të futen në politikë dhe një pjesë e madhe e tyre sot kanë pozita të rëndësishme në institucione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...