Selimi i zhgënjyer në bashkëluftëtarin e tij

Aktuale

Selimi i zhgënjyer në bashkëluftëtarin e tij

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:02
Rexhep Selimi

Në luftë ndanin një qëndrim dhe luftonin për të njëjtat ideale dhe të drejta. Por, paslufta i ka larguar nga njëri – tjetri në jetën politike dy bashkëluftëtarët, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Selimi, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se si bashkëluftëtar edhe sot puqen me kryeministrin Haradinaj, teksa është shprehur i zhgënjyer me mossukseset e këtij të fundit në krye të ekzekutivit.

Megjithatë, ai thotë se ende ndajnë mendime dhe bindje të njëjta, dhe jo vetëm për taksën.

Selimi: Do të doja ta shihja të suksesshëm Haradinajn, por më ka zhgënjyer

“Raportet tona prej bashkëluftëtari që janë të ndara me raportet tona politike. Pra, në raportet tona si bashkëluftëtarë puqemi dhe është në rregull, në raportet politike nuk duket që jemi afër. Nuk po din. Unë do të doja që Haradinaj të ishte i suksesshëm edhe kur unë jam opozitë, por kësaj radhe më ka zhgënjyer”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat