Veseli takohet me homologun e tij Talat Xhaferi - Bota Sot
Veseli takohet me homologun e tij Talat Xhaferi

Aktuale

Veseli takohet me homologun e tij Talat Xhaferi

Nga: Z.B Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:08
Kadri Veseli dhe Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë të ditur se është takuar me homologun e ti nga Maqedonia Talat Xhaferi, përcjell “Bota sot”

Veseli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, shteti ynë fiqnj ka dhënë kontribut të çmuar duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për tu dalë në ndihmë qytetarëve tanë.

Postimi i plotë:

Në 20 vjetorin e fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi Serbi, sot qëndrova në Maqedoninë e Veriut ku takova në Shkup homologun dhe mikun tim Talat Xhaferi. Shteti ynë fiqnj ka dhënë kontribut të çmuar duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për tu dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Po ashtu, mirënjohje për bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovëd të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe. Ne nuk do ta harrojmë asnjëherë ndihmën e miqve tanë anembanë botës në kohën e luftës. Ju jemi mirënjohës përjetë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...