Hoxhaj: Liria e Kosovës u bë e mundur falë Amerikës dhe BE-së - Bota Sot
Hoxhaj: Liria e Kosovës u bë e mundur falë Amerikës dhe BE-së

Aktuale

Hoxhaj: Liria e Kosovës u bë e mundur falë Amerikës dhe BE-së

Më: 24 mars 2019 Në ora: 17:47
Enver Hoxhaj

Në fjalën e tij, Hoxhaj tha se ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara.

“Bombardimet e NATO-së shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan. Liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe të BE-së. Prandaj, duhen ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë. Tani është koha që përfundimisht të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB”, deklaroi Zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Hoxhaj shprehu mirënjohje për vendet anëtare të NATO-së dhe shqiptarëve që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Populli i Kosovës u është mirënjohës shteteve anëtare të NATO-së që vepruan për ta ndalur gjenocidin, si dhe u jemi falënderues të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...