Fjalimi drithërues i kryeministrit Haradinaj: Le t’ia jep dikush tokën Serbisë nëse guxon dhe le ta sheh qysh ka me i dalë

Aktuale

Fjalimi drithërues i kryeministrit Haradinaj: Le t’ia jep dikush tokën Serbisë nëse guxon dhe le ta sheh qysh ka me i dalë

Nga: N.Sh Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:10
Ramush Haradinaj

Një video e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj teksa ka folur në Akademinë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të masakrës në Reçak, po shpërndahet në rrjetet sociale.

Kryeministri Haradinaj këto ka folur për taksën e vënë kundër Serbisë, për masakrat serbe të kryera në Kosovë si dhe për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj thotë së vënia e taksës kundër Serbisë pas 20 vjete është hapi më i madh që kemi marrë kundër Serbisë, pasi i kemi dhënë 20 vjet kohë Serbisë.

“Ne nuk kemi thënë nuk shkojmë në dialog pa u kthye të gjithë trupat e pajetë. Kurrë kush Kosovës nuk ia ka dhënë një certifikatë me tregu se qysh kanë vdekur njerëzit. Mas pari se qysh u murrën prej Krushës, Mehes, Berishve në Suharekë, prej Obrisë, prej Studimës, qysh i murrën, kush i murr? Kush i qoj dhe çka i gjet ata para se me vdekë? A ua murrën naj organ, a i vranë, a u dhunun? Asnjë të dhënë nuk ia kanë dhënë këtij vendi dikush. Hala ka trupa me shqiptarë në Serbi”, thotë Haradinaj.

Ai thekson se është dashur të bëhet një gjykatë e veçantë për këtë që ka ndodhur.

Haradinaj sa i përket pretendimeve për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e tokës Serbisë thotë se le të ia jep dikush nëse ka guxim.

“Le të ia jep dikush nëse guxon me dhanë tokë Kosove dhe le ta sheh se qysh ka me i dalë. Na nuk jemi pahiri, nuk i kemi borxh askujt, nuk jemi nër marre, na jemi në tokën tonë”, pohon Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat