Kosova ndalon sportistet serbe, reagojnë ashpër Gjuriq dhe Lista serbe

Aktuale

Kosova ndalon sportistet serbe, reagojnë ashpër Gjuriq dhe Lista serbe

Nga: F. B. Më: 24 mars 2019 Në ora: 19:32
Marko Gjuriq

E ashtuquajtura Zyra për Kosovë ka reaguar pas ndalimit të hyrjes së sportistëve serbë në Kosovës, duke iu drejtuar organizatave ndërkombëtare si dhe prokurorisë lidhur me veprimin e këtij akti pakuptim ka thënë Marko Gjuriq, shkruan “Telegraft”, transmeton “Bota sot”.

Ndalimi më i ri i hyrjes së sportistëve nga pushteti i përkohshëm i Prishtinës, që në vazhdimësi tregon raport pakuptim ndaj sportistëve dhe respektimit të drejtave të njeriut ka thënë ai

“Bashkësia ndërkombëtare që është në Kosovë, KFOR, EULEX dhe organizatat tjera duhet të reagojnë në hapat pakuptim të Prishtinës dhe sportistëve të rinj të ju mundësoj marrjen me sport, lëvizjen dhe sigurinë për jetë normale” ka thënë Gjuriq.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovës ka thënë se do njoftohen organizatat dhe bashkësia ndërkombëtare dhe nuk duhet befasohen nëse merren masa për këtë jashtë Serbisë.

“Do të kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare sportive të reagojnë sepse ky hap i Prishtinës nuk ka lidhje me sportin dhe presim që ata me vendosmëri të evitojnë ndalimin e marrjes me sport të një bashkësie në shekullin 21” ka thënë Gjuriq.

Lista Serbe. Ky hap është tregues i histerisë kundër serbe që ka qeveria e Prishtinës

Ndalimi i sportistëve të merren me sport është tregim i histerisë kundër serbe që ka Prishtina, kanë thënë në Listën Serbe.

Në çfarë mënyre mund të rrezikoj shqiptarët një ndeshje sportive, ata sot ishin vënë në gatishmëri që të ndalonin disa sportistë me topa, ky reagim bëhet pas ndalimit të volejbollistëve të Bukovicës së Ivanjivës dhe Ribnicës së Kralevës që të hyjnë në Kosovë dhe të kalojnë Bernjakun për Zubin Potok për ndeshjet e ligës regjionale të Serbisë.

Lista Serbe ka gjykuar këtë veprim jo civilizues që pengon rininë në zhvillimin e vetë. “Ftojmë shoqatat evropiane edhe botërore dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë dhe ngritin zërin ndaj këtij rasti, sepse në gjendjen e tensionit po thellojnë ndarjet mes popullit shqiptar dhe serb” thuhet në reagimin e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat