“It is done!” Pandeli Majko kujton telefonatën në ditën kur NATO sulmoi Serbinë

Aktuale

“It is done!” Pandeli Majko kujton telefonatën në ditën kur NATO sulmoi Serbinë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 19:37
Pandeli Majko dhe Solano

Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Siç thotë Majko në një status në Facebook, për të ishte veç një telefonatë me shprehejn “It is done”.

Statusi i Pandeli Majkos

Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!

Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.

Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat