Sot 20 vite filluan bombardimet e NATO-s, por a e keni ditur se sa kishte qenë ora kur sulmet filluan!

Aktuale

Sot 20 vite filluan bombardimet e NATO-s, por a e keni ditur se sa kishte qenë ora kur sulmet filluan!

Më: 24 mars 2019 Në ora: 20:14
Sulmet e NATO-s

Qytetarët e Kosovës edhe këtë mars kujtojnë një ngjarje që në historinë e këtij populli në përpjekjet dhe flijimet e tij për liri dhe pavarësi, mbase edhe për mbijetesë, është më e veçanta dhe si e tillë e papërsëritshme.

Si sot 20 vjet më parë në orën 19.45 minuta filluan sulmet e para ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e pati dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe atë kohë shefi I Aleancës Veriatlantike, Havier Solana.

Le të ndjekim bashkë materialet që na kujtojnë fillimin e një epoke të re për Kosovën dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat