Thaçi, Lushtaku e Selimi “festojnë” bombardimet e NATO-s me fli e çaj - Bota Sot
Thaçi, Lushtaku e Selimi “festojnë” bombardimet e NATO-s me fli e çaj

Aktuale

Thaçi, Lushtaku e Selimi “festojnë” bombardimet e NATO-s me fli e çaj

Më: 24 mars 2019 Në ora: 20:49
Tre ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku

Tre ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku e pjesëtarë të tjerë kanë “festuar” bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe me ushqim tradicional në odën e Jetullah Gecit.

Me fli, speca, djathë e në fund me çaj, tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë, pikërisht në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s kanë festuar në odën e Gecit në Llaushë të Skënderajt.

Këtë e ka bërë të ditur njëri prej anëtarëve të familjes Geci në rrjetin social Facebook ku edhe i ka bashkëngjitur disa fotografi të ndejës.

Lidhur me këtë, nuk janë dhënë edhe shumë detaje. Ajo që bie në sy, është humori i mirë i të pranishmëve, pikërisht në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Ndryshe, sot 20 vjet më parë në orën 19.45 minuta filluan sulmet e para ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e pati dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe atë kohë shefi i Aleancës Veriatlantike, Havier Solana.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...