Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë: S’ka optimizëm për marrëveshjen Kosovë-Serbi - Bota Sot
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë: S’ka optimizëm për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë: S’ka optimizëm për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:56
Foto ilustruese

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo i ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, tha se çështja nuk është aq rozë, saç e shofin disa politikanë që mendojnë se me një kompromis në heshtje dhe pa transparencë mund të kapërcehen të gjitha problemet me Serbinë.

“Unë nuk e besoj se do të ketë një marrëveshje të shpejtë. Për shkak se problematika e vetë marrëveshjes është shumë delikate, e vështirë dhe nuk mund të arrihet qoftë edhe me vullnetin politikë të individëve të veçantë. Mirë është që marrëveshja të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është një marrëveshje që duhet t’i japë fund konfliktit të ngrirë prej shumë vitesh dhe që do t’i hapte rrugën Kosovës për njohje të mëtejshme kombëtare”, tha ai.

Sipas tij, nga pala shqiptare duhet të kërkohet një marrëveshje sa më parë.

“Të gjithë e kërkojnë një gjë të tillë, të paktën nga pala shqiptare urohet që të arrihet në një përfundim të tillë. Por unë nuk e shof kaq shumë rozë, saç bëhet nga individë të veçantë, qoftë dhe të politikës që mendojnë se një kompromis në heshtje, ose një kompromis pa transparencë do të mund të kapërcejë gjithë atë mal mosmarrëveshjes historike që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja duhet bërë, por duhet të përqendrohet në ato çështje që kapërcehen më lehtë, sesa në një problematike të tillë kaq delikate dhe kontraverse siç është çështja e kufijve”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...