Presidenca Clinton kujton nisjen e bombardimeve

Aktuale

Presidenca Clinton kujton nisjen e bombardimeve

Më: 25 mars 2019 Në ora: 00:02
Bill Clinton

Faqja e Qendrës Presidenciale Clinton në Facebook ka kujtuar 20-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve ndaj forcave serbe.

“Presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëhequr koalicionin e NATO-s, që ndali shtypjen e civilëve të pafajshëm dhe i dha fund luftës, duke sjellë stabilitet e paqe të qëndrueshme në Evropën Jugore”, thuhet në postim ku theksohet se ishte gjenerali Wesley Clark që udhëhoqi fushatën ajrore.

Image

“Amerika ka përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur përpiqen të shpëtojnë jetë të pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë e stabilitetin në Evropë. Këtë po e bëjmë në Kosovë”, kishte thënë Bill Clinton më 24 mars 1999.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat