Wesley Clark – fakte që mund të mos i keni ditur për njeriun që mundi Serbinë - Bota Sot
Wesley Clark – fakte që mund të mos i keni ditur për njeriun që mundi Serbinë

Aktuale

Wesley Clark – fakte që mund të mos i keni ditur për njeriun që mundi Serbinë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 07:15
Wesley Clark

Dje është shënuar përvjetori i njëzetë i bombardimeve të NATO-s  ndaj Serbisë që ndaloi luftën në Kosovë. Kur kujtohet kjo datë, padyshim se kujtohet edhe emri i gjeneralit Wesley Clark, njeriu që udhëhoqi operacionin e NATO-s kundër forcave serbe.

Clark është njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia.

Clark është i lindur me 23 dhjetor të vitit 1944. Babai i tij i ishte politikan, por ai vdiq kur Clark ishte katër vjeçar. Në këtë mënyrë Clark mbeti vetëm me nënën e tij. Gjersa rritej, politika ishte zakonisht gjëja e fundit në mendjen e tij. Suksesi, në çfarëdo mënyre ishte gjithmonë në rrugën e tij.

Një gjë është e qartë: Clark gjithmonë dëshironte të ishte ushtar, asgjë tjetër.

Pas përfundimit të shkollës elementare, Clark fitoi një bursë në Universitetin e Oksfordit në Angli, ku në vitin 1968 fitoi një diplomë master në filozofi, politikë dhe ekonomi. Ai u paraqit si vullnetar për luftën në Vietnam ku fitoi disa dekorata. Derisa të tjerët u kthyen në shtëpi të zhgënjyer nga lufta, Clark po shijonte sukseset e tij, duke u ngjitur në radhët e ushtrisë me një shpejtësi të jashtëzakonshme që kulmoi me katër yje mbi shpatullat e tij dhe komandën e NATO-s.

Clark gjithashtu ishte një ushtar-diplomat i cili ndihmoi në negociatat e paqes në Bosnje gjatë konferencës së Daytonit ku u vlerësua për aftësitë e tij negociuese. Ato aftësi u shfaqën sërish në prag të fushatës së bombardimeve kundër trupave serbe të Millosheviqit. Në një takim të rëndësishëm në selinë qendrore të Pallatit të Bardhë të Millosheviqit në Beograd, Clark metodikisht rrëzoi forcat serbe, duke e joshur në mënyrë të përsëritur që të minimizonte madhësinë e forcave të tij tokësore, duke mohuar çdo gabim me dëshmi fotografike.

Gjatë 34 viteve të tij në Ushtrinë e SHBA-së, Wesley Clark u ngrit në rangun e gjeneralit me katër yje dhe si komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Clark komandonte Forcën Aleate të Veprimit, veprimi i parë i madh i NATO-s për luftën, i cili shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë nga spastrimi etnik në Kosovë.

Në gusht të vitit 2000, Clark  u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë civil të vendit.

“Clark ishte person i fakteve”, rrëfeu më vonë një diplomat  i NATO-s  që ishte prezent gjatë takimeve të tij me Millosheviqin. “Ai argumentonte me fakte shumë specifike dhe gjithmonë merrte atë që dëshironte”, ishte shprehur ai.

Kur negociatat me Millosheviqin përfundimisht u treguan të kota, Clark urdhëroi aksionin e parë ushtarak të NATO-s në vitin 1999. Gjatë bombardimit ajror që zgjati 78 ditë, Clark udhëhoqi forcat që mundën Millosheviqin dhe ushtrinë e tij pa asnjë viktimë amerikane.

Clark dhe gruaja e tij, Gerta, jetojnë në Little Rock, Arkansas. Ata kanë një djalë, Wesley. Ai është autori i librave më të shitur të luftës: Bosnja, Kosova dhe Ardhmëria e Luftës. Libri i tij më i fundit “Të fitosh luftërat moderne” u botua në tetor 2004. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...