Murati: Faktori kryesor i lirisë ishte UÇK-ja bashkë me miqtë tanë - Bota Sot
Murati: Faktori kryesor i lirisë ishte UÇK-ja bashkë me miqtë tanë

Aktuale

Murati: Faktori kryesor i lirisë ishte UÇK-ja bashkë me miqtë tanë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:51
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka kujtuar 24 marsin e dy dekadave më parë, kur avionët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Murati që atëkohë ishte pjesë e UÇK-së tha se fillimi ishte mjaft entuziast, mirëpo solli edhe një ofanzivë të ashpër të Serbisë.

“Të gjithë ne edhe në UÇK edhe qytetarët kanë pritë që bombardimet do të përfundojnë më shpejt. Ka zgjatë më shumë se sa që ne kemi dëshiruar – në atë periudhë ka kulmuar lufta. E mira e saj është se ka përfunduar me çlirimin e Kosovës”.

Ai në Sytë 7 gjithashtu ka treguar se kishin pasur probleme me lëvizjen nëpër pikat e ndryshme dhe se brengë e madhe ishte edhe qyteti i Prishtinës.

“Në qytetin e Prishtinës ka qenë urdhri që njësitë tona të rrinë të qeta dhe të veprojnë në rast të ndonjë veprimi të njësive serbe. Më shumë kanë qenë për monitorim dhe udhëzime dhe ishte vendimi që të mos futemi në qytet për rezistencë”.

“Isha në atëkohë në Malësinë e Gollakut dhe i kishim diku mbi 50 mijë qytetarë të Prishtinës në përkujdesje dhe kishim probleme të mëdha me ushqime dhe ruajtjen e tyre. Gjithashtu filloi edhe ofanziva e prillit – kemi parë masakrat ne Grashtice, Koliq e vende të tjera”.

Ish-pjesëtari i UÇK-së vlerësoi lart kontributin e këtij organizimi ushtarak për çlirimin e Kosovës.

“Ndërhyrja e NATO-s nuk do të kishte ndodhur pa luftën tonë çlirimtare dhe duhet ta kuptojmë se faktori kryesor i lirisë kemi qenë në bashkë me miqtë tanë. Ka pasur një bashkëpunim që NATO e ka arsyetuar gjithmonë me faktin që po godet caqet ushtarake që ta shpëtojë popullatën civile dhe ka marrë informacione edhe nga UÇK. Në atë kohë ishin intensifikuar sulmet serbe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...