Si u emocionua mysafiri italian që vizitoi familjen Rugova

Aktuale

Si u emocionua mysafiri italian që vizitoi familjen Rugova

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:43
Mysafiri italian në familjen Rugova

Bashkëpunëtori i presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka treguar për emocionin e mysafirit italian i cili ka vizituar familjen e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës.

Merovci përmes një postimi në Facebook, thotë se, dr. Luka Di Poli, intelektual dhe autor i librave për presidentin Rugova ka vizituar familjen Rugova ku thotë se kishin vështirësi me emocionet e mysafirit nga Italia që asnjëherë nuk e ka takua Rugovën, por fliste sikur të ishte rritë me të.

“Ditë më parë në vizitë te familja e Presidentit RUGOVA me Dr. Luka DI POLI, intelektual dhe autor i librave për Presidentin RUGOVA dhe Monsinjor Lush GJERGJI!

Kishim vështirësi me emocionet e mysafirit nga Italia i cili asnjëherë s’e ka takua Presidentin RUGOVA dhe fliste sikur t’ishte rritë me te!”, shkruan Merovci.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat