Jashari përkrah banorët e Çirezit lidhur me shqetësimet që kanë

Aktuale

Jashari përkrah banorët e Çirezit lidhur me shqetësimet që kanë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:53
Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari ka dal me një deklaratë në lidhje me shqetësimet e banorëve të fshatit Çirez.

Këta banorë janë ankuar për punët që po bën një gurthyes në këtë fshat.

“Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e fshatit Çirez, lidhur me aktivitetin e gurthyesit në këtë fshat, i cili, sipas banorëve, po rrezikon jetën e tyre dhe po e ndot ambientin, ne si Komunë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që kemi, për të gjetur një zgjidhje dhe për të tejkaluar situatën e paraqitur. Pa i dhënë konotacion politik këtij problemi, do të jam përkrah banorëve të fshatit Çirez, dhe do të bëjë ç’është e mundshme në bazë të autorizimeve që kam, që problemin në fjalë ta zgjidhim sa më shpejt që është e mundur”, thuhet  në deklaratë.

Sipas Jasharit komuna e Skenderajt është në pritje të vlerësimit nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët kanë dal në terren për të parë nga afër situatën.

“Si kryetar i Komunës, pa asnjë dyshim, do të jem në krah të banorëve dhe problemeve që ata kanë. Shqetësimet e banorëve të Çirezit, janë edhe shqetësime të mia", tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat