Ganimete Musliu i ka dy fjalë për Vesna Mikiq pas shkarkimit

Aktuale

Ganimete Musliu i ka dy fjalë për Vesna Mikiq pas shkarkimit

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:13
Ganimete Musliu, Vesna Mikiq

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu e cila kërkoi shkarkimin e zëvendësministres serbe të drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq, ka ironizuar me këtë të fundit pasi u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Përgjigjeje ime ndaj Reagimit te ish zv Ministres se Drejtësisë!”, shkruan Musliu menjëherë pas shkarkimit ku edhe publikoi dokumentin e nënshkruar nga Haradinaj.

Ndërsa, pas kërkesës për shkarkim të Musliu kishte reaguar Mikiq.

Ajo ka thënë se është e drejtë e saj të shprehë opinion.

Sipas saj, ka gjëra më të rëndësishme në parlament se sa të shikohen profilet e të tjerëve.

Image

“Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme që duhet t’i drejtosh në parlament, sesa të shikosh në profilet e të tjerëve në Facebook. Sipas ligjit, Musliut i ndalohet të marrë fotografitë dhe tekstet nga profilet private pa lejen e pronarit”, ka shkruar ajo dhe ka shtuar se si është e mundur që Musliu është e painformuar që serbët janë taksapagues të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat