Ja se pse nuk kishte vullnetarë shqiptarë në Çanakale

Aktuale

Ja se pse nuk kishte vullnetarë shqiptarë në Çanakale

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:40
Driton Tali

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka publikuar një hartë të Serbisë së vitit 1913 -të, nga ku shkruan se nuk ka logjikë që shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë kanë shkuar vullnetarisht në luftën e  Çanakalasë, sepse nuk i ka lejuar shteti serb.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tali ka shkruar se Serbia ishte kundërshtare e Turqisë në luftën e Parë Botërorë.

“Nuk ka logjikë që shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë të kenë shkuar vullnetarë në Çanakale sepse nuk i ka lënë shteti serb!!! Serbia në Luftën e Parë Botërore ishte kundërshtare e Turqisë. Kushdo që do të kishte shkuar Serbia do t’ia përsekutonte familjen! Në anën tjetër, ne e dijmë, ka dokumenta, që Serbia rekrutoi me forcë të rinjtë shqiptarë në ushtrinë e saj. Pastaj, duhet pasur parasysh edhe faktin se në këto treva pak kohë më parë u zhvilluan dy luftëra ballkanike ku u bënē masakra të tmerrshme në shqiptarë. D.m.th., gjinia (sidomos) mashkullore ishte pakësuar”, ka shkruar Tali.

Tutje, ish-deputeti shkruan se edhe nëse shqiptarët do të donin të shkonin në betejat që zhvillojheshin në mes të vendeve do të ishte e pamundur, sepse ose do të vriteshin ose do të burgoseshin rrugës.

“Pra, duke i pasur parasysh këto nuk ka logjikë tjetër pos asaj që: ata shqiptarë që morrën pjesë në atë luftë ishin askerë të mbetur (ashtu siç kishte ushtarë shqiptarë në APJ (ushtrinë jugosllave-serbe me 1990-92) në luftën me Slloveninë dhe Kroacinë, dhe të burgosur (nga kryengritja e 1912) nëpër kazamatet e Turqisë”, përfundon Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat