LDK-së i mbushet koka zgjedhje, paralelisht mendon për ato nacionale dhe të brendshme

Aktuale

LDK-së i mbushet koka zgjedhje, paralelisht mendon për ato nacionale dhe të brendshme

Më: 25 mars 2019 Në ora: 18:44
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tash e sa kohë po e përmend mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Por, jo gjithçka po u ecën sipas planit.

I pari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se nuk i kanë numrat e mjaftueshëm përndryshe vendi do të shkonte në zgjedhje të menjëhershme.

Nga ana e tij njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri thotë se LDK si parti opozitare nuk është se e kanë komoditetin e duhur.

Por, kur bëhet fjalë për mocionin e rrëzimit të qeverisë, ai konsideron se LDK mund të nisë procedurat, e më pastaj vota mund të mbetet në ndërgjegjen e secilit.

“LDK si parti opozitare nuk është që ndihet mirë dhe komod, e gjithashtu nuk është që më së miri e ka gjetë veten dhe që po e luan një rol aktiv dhe as që po ndikon në proceset madhore në Kosovë. Është e drejtë që thotë se nuk i kanë votat për ta rrëzuar Qeverinë se po t’i kishte do të ishte vetë në Qeveri, por gjithashtu është një fakt se me pak përpjekje mund t’i bëjë votat për të proceduar nismën për me e futë në rend të ditës të Kuvendit mocionin e votëbesimit për Qeverinë, duke i lënë ndërgjegjes deputetët të votojnë pro apo kundër rrëzimit të Qeverisë”, ka thënë TahirI.

Tahiri ka folur edhe për zgjedhjet brenda kësaj partie.

“Është shumë e sigurt që Lidhja Demokratike po kalon nëpër një fazë tejet të rëndësishme të zhvillimit dhe të demokratizimit të saj, që do të ndikojë si në profilizim e poashtu edhe në rritjen apo zvogëlimin e votave që do t’i merr nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë ai tutje gjatë bisedës.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës tash do i futet procesit zgjedhor brenda forumeve të këtij subjekti politik e gjithashtu edhe kryetarit, për të cilën gjë ende nuk ka kandidaturë zyrtare, megjithëse ka disa zyrtarë që kanë deklaruar zyrtarisht se do të kandidojnë për postin e kryetarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat