Jahjaga reagon pas dënimit maksimal ndaj vrasësit të Donjeta Pajazitajt

Aktuale

Jahjaga reagon pas dënimit maksimal ndaj vrasësit të Donjeta Pajazitajt

Më: 25 mars 2019 Në ora: 21:36
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Gjykata Themelore e Pejës sot dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen para katër vjetësh.

Pas këtij vendimi, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, duke shkruar se drejtësia më në fund dha verdiktin pë vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

“Drejtësia më në fund dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit! Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për ta dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e së ndjerës dëshmon se e vërteta mund të gjindet nëse sistemi funksionon si duhet!”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat