Haradinaj:Java e Gruas do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave

Aktuale

Haradinaj:Java e Gruas do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave

Nga: Z.B Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:26
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në “Java e Gruas”, 2019 që do t’i shërbej Kosovës si platformë për fuqizimin e grave, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se, Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë

Postimi i plotë:

Sot mora pjesë në nisjen e Javës së Gruas 2019, që do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave. Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë para vetes. Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë, si dhe zhvillim të bizneseve private, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike. Le të na shërbejë ky organizimin, për ta rritur vetëdijen për të drejtën, pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri.RH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat