Ambasadori amerikan i kërkon Haradinajt që 50 përqind e kabinetit të jenë gra - Bota Sot
Ambasadori amerikan i kërkon Haradinajt që 50 përqind e kabinetit të jenë gra

Aktuale

Ambasadori amerikan i kërkon Haradinajt që 50 përqind e kabinetit të jenë gra

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:31
Foto nga takimi

Me këtë rast, u theksua se Kosova ka mangësi në angazhimin e grave në proceset vendimmarrëse dhe duhet angazhim më i madh që kjo të funksionalizohet.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se në Kosovë gjithmonë i është kushtuar avancimit të rolin të grave ku, sipas tij janë larguar shumë tabu, ndërsa tha se sfidë mbetet bartja e trashëgimisë në pronë që po ka probleme.

 “Ideja e kuotës, në fillim e padrejtë, mirëpo tash është kthyer në normë e cila vazhdimisht po respektohet. Shpresoj që gjitha partitë politike të ruajnë rolin që femra të përfaqësohet”, tha ai.

Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett u shpreh se fuqizimi i grave nuk është vetëm punë e grave, por është përgjegjësi e të gjithëve. Duke folur për rolin e grave në shoqërinë kosovare, diplomati amerikan tha se rreth 50 për qind e popullatës në Kosovë po pengohen në shoqëri duke mos qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

“Kur njerëzit e dëgjojnë fjalën integritet, mendojnë ndershmërinë, por ekziston dhe një fjalë tjetër që ka të bëjë me bashkimin, paanshmërinë, plotësinë. E Kosova nuk është e plotë, 50 për qind e popullatës së saj pengohet në shoqëri. Kur gratë janë pjesë e procesit vendimmarrës, rritë produktivitetin e një vendi. Kur gratë shërbejnë në qeveri, ato janë më pak të korruptuara. Gratë në Kosovë po bëjnë gjëra të mëdha”, tha ai.

Ambasadori Kosnett i kërkoi kryeministrit Haradinaj, që rreth 50 përqind të kabinetit të tij të jenë gra.

Ndërsa, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Donikë Dobruna, u shpreh e lumtur me angazhimin e saj. Duke përmendur sundimin e ligjit në Kosovë, tha se ai duhet të jetë më efikas dhe i pavarur.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...