Gjenerali i KFOR-it flet për “rrezikun” në Mitrovicë - Bota Sot
Gjenerali i KFOR-it flet për “rrezikun” në Mitrovicë

Aktuale

Gjenerali i KFOR-it flet për “rrezikun” në Mitrovicë

Nga: F.B. Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:39
Komandanti Lorenco D’Adario

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë siguri kudo dhe kur do që është e nevojshme ka thënë komandanti i KFOR-it gjenerali italian Lorenco D’Adario, duke shtuar se nuk ka indikacione s mund të ketë incidente dhe se KFOR është i përkushtuar të kryej mandatin e saj në bazë të rezolutës 1244, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Shqetësimin po shkakton vetëm retorika që përdorët nga palët, sepse krijon rrethinë ku një incident i izoluar mund të eskaloj, për këtë ai thërret liderët dhe zyrtarët që të jenë të kujdesshëm me deklaratat q mund të sjellin pasoja.

D'Adario ka thënë se KFOR ka raporte të mira me institucionet e Kosovës dhe me ushtrinë e Serbisë me qëllim evitimit të secilit veprim të papritur që mund të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe Serbinë.

KFOR sipas tij është i paanshëm dhe i përkushtuar në mbrojtjen e qytetarëve pa dallim grupit etnik, besimit fetar dhe vendndodhjes dhe ne jemi gatshëm të krijojmë siguri tha D'Adario.

Lidhur me kthimin e 1 mijë ushtarëve dhe policëve serbë  në bazë të rezolutës 1244 D’Adario tha: “Pas tërheqjes së ishte marr vesh për një numër të personelit në kryerjen e funksioneve lidhur me misionin paqeruajtës, pastrimin e minave, ruajtjen e pranisë në lokalitetet historike dhe në vendkalimet kufitare".

Sipas tij "kthimi i personelit nën mbikëqyrje të forcës së sigurisë ndërkombëtare (KFOR) do të jetë i kufizuar në qindra jo mijëra", që do thotë se në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së nuk ka mundësi të dërgimit të 1 mijë ushtarëve për ndonjë shkak tjetër përveç në bazë të marrëveshjes së lartshënuar.

Katër funksionet në bazë të cilave flitet për kthim kryhen nga forcat e KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, dhe ky vendim në këtë moment do të ishte "kundër historik”, nënvizoi D'Adario.

Lidhur me lëvizjen e njësive speciale në veri që shkruan në marrëveshjen e Brukselit që nuk mund bëhet pa miratimin e pushtetit lokal, D'Adario ka thënë se KFOR respekton marrëveshjet, por ka “një konfuzion” në këtë çështje dhe është me rëndësi që njerëzit të kuptohen.

Në Kosovë ekziston Policia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Roli kryesor i policisë të garantoj ligjin gjë që ata mund ta bëjnë në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ata kanë njësi të veçanta operative, njësitë speciale dhe njësi intervenimi, që si të tilla kanë mandat veprimi në gjithë Kosovën pa pasur nevojë për miratim.

Në anën tjetër Forcat e Sigurisë së Kosovës me marrëveshje për vendosje atje duhet të marrin miratim nga komandanti i KFOR-it.

“Deri tash asnjëherë nuk ka ndodh që FSK të dërgohen në veri dhe presim q institucionet e Kosovës të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen” - tha D'Adario duke shtuar se aktualisht KFOR nuk stërvit FSK dhe nuk merr pjesë në transformimin  saj as në rekrutimin.

Komandant i KFOR-it D’Adario ka thënë se nuk ka nevojë për frikë, pasi KFOR mund të garantoj atë që quhet “skenar pa befasi.”

Në fund ai theksoi se duhet të sigurojmë që njerëzit të përparojnë jetën e vetë dhe të sigurojnë ardhmërinë edhe më të mirë tha D'Adario.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...