Për fjalët e Mikiq kundër NATO-s dhe shkarkimin e saj nga Haradinaj, raportuan edhe mediat kryesore të botës - Bota Sot
Për fjalët e Mikiq kundër NATO-s dhe shkarkimin e saj nga Haradinaj, raportuan edhe mediat kryesore të botës

Aktuale

Për fjalët e Mikiq kundër NATO-s dhe shkarkimin e saj nga Haradinaj, raportuan edhe mediat kryesore të botës

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:43
Ramush Haradinaj, Vesna Mikiç

Reuters ka raportuar për shkarkimin e zëvendësministres serbe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke shkruar edhe për bombardimet e NATO-s.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar zëvendësministren serbe të drejtësisë së vendit, pasi quajti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, një “gjenocid të planifikuar”.

Zëvendësministrja Vesna Mikiç vjen nga pakica serbe e Kosovës, e cila zë rreth 5 për qind të popullsisë së vendit prej 1.8 milion banorë.

“Aleanca e NATO-s kreu një gjenocid të planifikuar qëllimisht kundër një vendi sovran që luftoi terrorizmin shqiptar brenda kufijve të vet,” tha Mikic në llogarinë e saj në Facebook të dielën, duke shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

NATO bëri sulme ajrore në 1999 kundër ish-Jugosllavisë, të përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, për të ndalur një goditje brutale ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të sigurisë.

Pas 78 ditësh bombardime, sipas kushteve të një armëpushimi, ish-Presidenti jugosllav Slobodan Millosheviç urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin nga Kosova dhe të zëvendësoheshin me kontrollin e NATO-s.

Postimi i Mikic shkaktoi kritika në Kosovën e dominuar kryesisht shqiptare, ku shumica e njerëzve e lavdërojnë NATO-n për ndalimin e luftës dyvjeçare dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e saj në 2008. Deri në 4,000 paqeruajtës të NATO-s ende janë të vendosur.

Mikiç nuk ishte në dispozicion për të komentuar.

Haradinaj e shkarkoi zëvendësministren me efekt të menjëhershëm.

“Në qeverinë e Kosovës nuk do të ketë vend për individët, pavarësisht etnisë së tyre, për të denigruar vlerat tona të përbashkëta Euro-Atlantike”, tha Haradinaj në një deklaratë.

Më shumë se 13,000 mijë njerëz, kryesisht shqiptarë lokalë, u vranë në luftën e viteve 1998-99.

Kosova ka fituar njohje nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së, por Serbia dhe aleatët e saj kryesorë Rusia dhe Kina mbeten me forcë kundër pavarësisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...