Avdyli i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj: Po shet pallavra patriotike para Krushjanëve! - Bota Sot
Avdyli i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj: Po shet pallavra patriotike para Krushjanëve!

Aktuale

Avdyli i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj: Po shet pallavra patriotike para Krushjanëve!

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:08
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor të 20 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe.

Para banorëve të Krushës kryeministri Haradinaj mes tjerash ka thënë se, “ne i nderojmë të rënët e Krushës duke mos e vjedhur shtetin”.

E kjo deklaratë ka bë që deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli të reagon ndaj kryeministrit Haradinaj.

Avdyli thekson se, kryeministri po shet pallavra patriotike para banorëve të Krushës, të cilët përveç që dhanë 300 martir, sot punojnë për mbijetës nga bujqësia.

“Sa mirë! Pas gadi 2 vjet abuzimi me para të shtetit, duke rrit pagën për veten dhe oborrtarët, 20 muaj pas, ku çdo muaj ka pas raportime për punësimet e kunatave, dhëndurëve, fëmijëve, tani vjen koha me shit pak pallavra patriotike edhe atë para Krushjanëve, të cilët përveç që dhanë 300 martir, sot punojnë me djersë për mbijetesë nga bujqësia”, shkruan Haxhi Avdyli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...