SHBA na mbronë edhe në Beograd, Scott: Çka po e fajësoni veç Prishtinën, këqyrne veten pak

Aktuale

SHBA na mbronë edhe në Beograd, Scott: Çka po e fajësoni veç Prishtinën, këqyrne veten pak

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:08
Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott dhe ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, kanë diskutuar lidhur me situatën në Kosovë, përkatësisht dialogut Kosovë – Serbi, shkruajnë mediat serbe.

Me këtë rast, ambasadori amerikan në Beograd, Scott i aka tërhequr vërejtjen Stefanoviqit se ‘Serbia nuk duhet ta fajësojë vetëm Prishtinën lidhur me situatën e vështirë dhe të komplikuar në dialog”.

“Mendoj se nuk është shumë ndihmuese që të fajësohet vetëm njëra palë, ka shumë faje nga të dyja palët por sidoqoftë, zgjidhja nuk është fajësimi i tjetrtit, por rikthimi në tavolinën e dialogut”, ka thënë Scott.

“Ky është edhe qëllimi i SHBA’së dhe BE’së dhe ne inkurajojmë të dyja palët ta marrin këtë drejtim”, ka thënë Scott.

Ndërkohë, Stefanoviq ka thënë se nuk do të dëshironte ta zhvillonte në këtë mënyrë bisedën më ambasadorin amerikan, pork a thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë pikpamje të ndryshme lidhur me Kosovën.

“Ajo që bën Serbia vazhdimisht është se mundohet të pyes se çka po bëjmë ne dhe çka po bën pala tjetër. Është dërguar një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u pezulluar taksa por pas kësaj, nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai.

Stefanoviq i ka thënë ambasadorit amerikan në Beograd se ‘Serbia punon për gjetjen e një bashkëpunimi paqësor dhe bashkëpunues për të zgjidhur problemet e të dyja palëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat