Vizat, Haradinaj: Është bërë zor t’iu besohet evropianëve

Aktuale

Vizat, Haradinaj: Është bërë zor t’iu besohet evropianëve

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:22
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se të gjitha lojërat e fatit do të ndalen, përveç Lotarisë së Kosovës dhe se një vendim i tillë është i duhur për vendin, pasi deri më tani ka pasur abuzim total.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka kritikuar qeverisjet e mëhershme pse nuk ndërmarrë veprime konkrete në lidhje me kazinotë dhe lojërat e fatit.

Haradinaj: Kam thënë që po vij në pushtet t’i kryej disa punë, kjo po vërtetohet

“Ne e kemi votuar ligjin, ndalen lojërat e fatit në Kosovë. Lotaria e Kosovës mbetet se është publike dhe është ndryshe. Krejt lojërat tjera të fatit ndalen.... nëse ata që opozitë sidomos, pjesa që kanë qenë në pushtet, nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë. Kur kam thënë që po vij t’i kryej disa punë, që kanë mbetur me vite të tëra,  e shihni po vërtetohet”, tha ai.

Haradinaj u zotua se janë të gatshëm të interesohen për të gjithë ata të rinj e të reja që kanë punuar në lojërat e fatit, por e pranoi se mundësitë janë të kufizuara për vende të punës.

Haradinaj: Është bërë abuzim total me lojërat e fatit, është mirë që po ndalen

“Çdo ligj e ka koston e vet, sa herë që e votojmë një ligj është edhe kostoja financiare. Edhe ligji i sotëm i ka kostot e veta. Kostoja financiare ajo që mungon në buxhet, por pastaj edhe kalkulimet, se çfarë ka ndodhur me ato para, nëse nuk përfundon në këto lojëra, çfarë ndodh me të. Ajo para  në një mënyrë apo tjetër, qarkullon në  ekonominë e vendit, në mënyra tjera, prapë se prapë buxheti ka të hyrat e veta. Sa i përket vendeve të punës jemi të gatshëm të interesohemi si t’i trajtojmë gjithë ata të rinj e të reja që ndoshta kanë punuar. Mirëpo, ju e dini që mundësitë janë të kufizuara, është një mundësi e vështirë e një vendi të punës. Kemi pasur këtë shqetësim për njerëzit që janë të punësuar, për familjet, por është një llogari e bërë, pasojat tjera të këqija kanë qenë më të mëdha se ato të mirat që po i heqim, është një abuzim total edhe është mirë po ndalen”, tha Haradinaj.

Kreu i Ekzekutivit i quajti të papranueshme deklaratat  zëvendësministres tashmë të shkarkuar Vesna Mikiq, sa i përket intervenimit të NATO-s mbi Serbinë për shkak të gjenocidit që kjo e fundit kreu kundër popullsisë së pafajshme shqiptare.

I pyetur se si do të veprojë me zyrtarët tjerë që bartin postin në Qeverinë e Kosovës, e që të njëjtit kishin përkrahur deklaratat e kësaj të fundit, Haradinaj tha se deklarata të tilla i analizojnë çdo herë me kujdes.

Haradinaj: Të pa pranueshme  deklaratat  e zëvendësministres

“Deklarimet politike, dhe shumë deklarime të tjera ne i analizojmë me kujdes të gjitha dhe sa i përket një deklarimi të tillë, preciz emër mbiemër, të zonjës, kemi ndërmarrë një veprim dje. Në përgjithësi ne jemi të vetëdijshëm se ka disa pikëpamje të ndryshme politike, por mendojmë nëse akuza ndaj NATO-s, për gjenocid ose ato identifikimet që kanë qenë në deklarimet e zëvendësministres, kanë qenë të pa pranueshme”, u shpreh ai.

Sa i përket asaj se a ka taksa implikime në liberalizimin e vizave për Kosovën, Haradinaj me humor tha se “është bërë zor t’iu besohet evropianëve”.

Haradinaj: Është bërë pak zor t’iu besohet evropianëve

“Qysh me iu besuar evropianëve, se një herë na thanë dialogun, e tash na thonë taksën, kushedi çka na thonë më tutje, u bë pak zor me iu besuar atyre, se a është e vërtetë kjo që thotë zonja në fjalë. Është problem se zonja Mogherini, shefat e saj kanë ardhur këtu dhe kanë thënë përfundoni këtë se e keni liberalizimin. Megjithatë, ne po punojmë rreth kësaj teme, pra në shumë drejtime, tani Presidencën e BE-së e ka Rumania, është pozitive sa i përket kësaj teme dhe pastaj e merr Finlanda. Tani i kanë edhe disa detyra në parlament, por... mbajmë shumë shpresë që do të vijë dita pra”, tha Haradinaj.

Kryeministri tha se me Shqipërinë po mundohen qe të heqin pritjet e gjata në pjesën kufitare dhe tani pret që Tirana zyrtare të bëjë hapat e tjerë. 

Porosi Brukselit: Pse Kosova e ka humbur besimin në BE-në sipas Haradinajt

Kryeministri Ramush Haradinaj është përgjigjur rreth kushtëzimin e liberalizimit të vizave për heqjen e taksës, duke komentua deklaratat e raportueses për viza në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Sipas Haradinajt, është zor t’i besohet zyrtarëve të Bashkimit Evropian që vazhdojnë të përmendin kushte për liberalizimin e vizave.

Haradinaj thotë se edhe më herët janë vënë kushte të ndryshme, e është bërë zor t’iu besohet evropianëve.

“Qysh me i besu evropianëve se nihere na thanë dialogu, tani taksën, tani kumedit cka na thojnë. Është bërë zor me iu besu, se është e vërtetë cka ka thënë kjo zonja [Fajon] se edhe shefat e saj që kanë ardhë na kanë thënë që kryne këtë se e keni pastaj liberalizimin. Ne po punojmë për këtë në shumë drejtime”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Megjithatë ai thotë se po angazhohën për këtë temë, ndërsa tregon se zgjedhjet në BE janë një aryse e vonesës së liberalizimit të vizave.

“Ne po punojmë për këtë teme, megjithatë kjo nuk vjen me automatizëm pas kryerjes së kushteve se Evropa i ka procedurat e saj, e edhe zgjedhjet në BE”, është shprehur Haradinaj. 

Haradinaj flet rreth shkarkimit të zëvendësministres serbe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sot rreth shkarkimit të zëvendësministres serbe të Drejtësisë Vesna Mikiq, për shkak të deklarimeve se bombardimet e NATO-s ndaj forcave gjakatare serbe ishin “gjenocid”.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kreu i Ekzekutivit i quajti të papranueshme deklaratat e Mikiq, sa i përket intervenimit të NATO-s mbi Serbinë për shkak të gjenocidit që kjo e fundit kreu kundër popullsisë së pafajshme shqiptare.

"Në përgjithësi jemi në dijeni që ka pikëpamje të ndryshme, por ato identifikuese që kanë qenë nga zëvendësministrja kanë qenë të papranueshme", ka porositur Haradinaj.    

Vendos Qeveria: Mbyllen lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare

Haradinaj ka folur edhe rreth vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, pas dy rasteve me epilog tragjik.

"Lotaria e Kosovës mbetet pasi ajo është ndryshe. Të gjitha lojërat tjera të fatit mbyllen. Kur kam thënë që po vij në qeveri për t’i kryer disa punë, ne këtë edhe po bëjmë. Çdo ligj e ka koston e vet. Edhe ky ligj e ka koston e vet. Sa i përket vendeve të punës, jemi të gatshëm të shohim se çfarë do të ndodhë me ata vajza e djem të reja që kanë punuar aty. Tash e ka parlamenti pjesën e vet", ka thënë ai. 

Qeveria “Haradinaj” ka miratuar kërkesën e Kuvendit rreth mbylljes së gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.

“Ne po zbatojmë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojrat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës.

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët gjatë ditës, përmes një postimi në Facebook i ofroi mbështetje rezolutës së deputetëve të Kosovës, duke thënë se ai ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimi e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat