Haradinaj ndan mjete për rregullimin e Shtëpisë Muze në Mitrovicë

Aktuale

Haradinaj ndan mjete për rregullimin e Shtëpisë Muze në Mitrovicë

Nga: Z.B Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:30
Foto nga takimi

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Projektligji për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit në afat prej 10 vitesh, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, gjithashtu sot kemi ndarë mjete financiare për rregullimin dhe funksionimin e Shtëpisë Muze në Lagjen Lumbardhë në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar Projektligjii për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit në afat prej 10 vitesh, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.. Po sot kemi ndarë mjete financiare për rregullimin dhe funksionimin e Shtëpisë Muze në Lagjen Lumbardhë në Mitrovicë, është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, që do të udhëhiqet nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, si dhe u aprovua konceptdokumenti përAgjencinë e Kosovës për Akreditim. Për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, përkatësisht investimeve, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik u miratua Plani i veprimit për reformën e investimeve të Qeverisë së Kosovës. Miratimin në parim nga kabineti qeveritar ka marr edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për bashkëpunim në politikën e jashtme. Një informatë e veçantë në mbledhjen e sotme është prezantuar edhe për investimet e Contour Global për realizimin e projektit për ndërtimin e Termocentralit "Kosova e Re".RH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat