Jahjaga udhëheqëse e Këshillit organizativ për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

Aktuale

Jahjaga udhëheqëse e Këshillit organizativ për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:35
Atifete Jahjaga

Qeveria e Kosovës ka emëruar ish-presidenten Atifete Jahjaga për udhëheqëse të Këshillit organizativ për shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave kriminele serbe në Kosovë.

Pjesë e këtij këshilli do të jetë Ministria e Mbrojtjes, Zyra e kryeministrit, Presidentit, Zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Protokolli Shtetëror.

Kryeministri Ramush Haradinaj se kabineti qeveritar sot ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të Aleancës Veri-atlantike në Kosovë.

Haradinaj: Këshilli organizativ do të udhëhiqet nga Atifete Jahjaga

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka parashtruar për shqyrtim dhe aprovim propozim-vendimin për emërimin e këshillit organizativ për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë. Sipas propozimit emërohet këshilli organizativ për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit  të  NATO-s në Kosovë, i udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga, në këtë përbërje: Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Protokolli Shtetëror. Këshilli organizativ ka fuqi vendimmarrëse lidhur me aspektin organizativ, koordinimin e institucioneve relevante, planifikimit të buxhetit dhe themelon ekipin zbatues deri në nëntë persona të përbërë nga profesionistë të fushave përkatëse”, tha Haradinaj.

Pjesë përbërëse e këtij Këshillit Organizativ, me kërkesë të ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi do të jetë edhe Ministria e Mbrojtjes.

Qeverisa sot po ashtu ka miratuar projektligjin për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit në afat prej 10 vjetësh, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës. Po ashtu, janë  ndarë mbi 20 mijë euro për rregullimin dhe funksionimin e shtëpisë Muze në lagjen ‘Lumbardhë’ në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat