Sylejman Selimi i përgjigjet ambasadorit amerikan: Faktikisht, jam kriminel lufte! - Bota Sot
Sylejman Selimi i përgjigjet ambasadorit amerikan: Faktikisht, jam kriminel lufte!

Aktuale

Sylejman Selimi i përgjigjet ambasadorit amerikan: Faktikisht, jam kriminel lufte!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:29
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, për herë të parë ka folur për deklaratat e Ambasadorit amerikan në Kosovë, që ky i fundit i kishte bërë në lidhje me emërimin e tij si këshilltar i Haradinajt.

Sylejman Selimi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, i ka “dhënë” të drejt ambasadorit Kosnett, pasi ai thotë se është e vërtetë se ai me dokumentacion është kriminel lufte.

“Është parim, përderisa jam i dënuar është normale që mundet me thënë që jam kriminel lufte. Me dokumentacion unë jam kriminel lufte”, ka thënë Sylejman Selimi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kishte reaguar pasi Sylejman Selimi ishte emëruar si këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Të dënuarit për krime lufte në Kosovë nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha institucioneve duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovë, në sundimin e ligjit. I kënaqur për të parë reagimet e komuniteteve për këtë temë”, kishte shkruar ambasadori Kosnett, në një reagim gjatë muajit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...