“Batajnica 744: E vërteta e varrosur”

Aktuale

“Batajnica 744: E vërteta e varrosur”

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:42
Aktivistët kanë kryer performancën "Batajnica 744: E vërteta e varrosur"

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, të Drejtën Humanitare dhe Gratë në të Zeza në Beograd shënoi 20-vjetorin e krimeve të kryera kundër civilëve shqiptar në vitin 1999 në Kosovë, dhe trupat e të cilëve ishin fshehur në rrethinat e Beogradit, në Batajnica.

Aktivistët kanë kryer performancën "Batajnica 744: E vërteta e varrosur" dhe me këtë rast mbuluan tokën me emrat e 744 viktimave, pas së cilës ata bënë një shëtitje në rrugët qendrore të qytetit deri te Parlamenti i Serbisë.

Marko Milosavljeviq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, tha se në 20 vjetët e fundit në Serbi është një tregim për të cilin heshtet në lidhje me varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo, liqenin Peruçac dhe Rudnicë.

"Këtu keni më shumë se 10 vende nga të cilat ata janë transportuar dhe viktimat, dhe numri i 744 i mbetjeve mortore që janë varrosur vetëm rreth dhjetë kilometra nga këtu, flasin për të keqen e të cilave ne nuk do të ndalim së debatuari. Me këtë, ne do të këmbëngulim dhe të përpiqemi për të edukuar të rinjtë, në mënyrë që të dinë të gjithë kontekstin e luftës në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi", tha Milosavljeviq.

Popullsia civile shqiptare në Kosovë ishte e ekspozuar nga fushata e krimeve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Formacionet e armatosura MUP i Serbisë, Ushtria Jugosllave dhe njësitë paraushtarake kryen një numër të madh të krimeve në Kosovë, të cilat kulmuan gjatë ndërhyrjes së NATO-s.

Krimi gjithashtu përfaqëson transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varre masive në të gjithë Serbinë. Para se të transportoheshin në Batajnica, trupat e shqiptarëve të vrarë u varrosën në varre masive parësore në Kosovë.

Nga viti 2001 deri sot, në territorin e Republikës së Serbisë në katër vende u zbuluan varreza masiv me 941 shqiptarë të vrarë në Kosovë në vitin 1999, kryesisht civilë. Në varrezat masive të Batajnicës u zbuluan trupat e viktimave shqiptare të Kosovës prej 24 mars deri më 22 maj të vitit 1999.

Sipas Zyrës së UNMIK-ut për Persona të Zhdukur dhe Mjekësisë Ligjore, 744 mbetje të shqiptarëve të Kosovës janë zbuluar në periferi të Batajnicës, thekson Youth Initiative for Human Rights- YIHR.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat