Kosnett: Gratë në Kosovë pengohen në aspektin politik, ekonomik e social - Bota Sot
Kosnett: Gratë në Kosovë pengohen në aspektin politik, ekonomik e social

Aktuale

Kosnett: Gratë në Kosovë pengohen në aspektin politik, ekonomik e social

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:53
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se janë vetë kosovarët ata që duhet të ndryshojnë çështjen e përfshirjes së grave në proceset politike dhe shoqërore.

“Sot, Kosova nuk është e plotë. Në fakt, ajo është e ndarë sepse 50 përqind të popullatës së saj vazhdimisht pengohen në aspektin politik, ekonomik e social. Një thënie në Amerikë thotë: “Nëse nuk ke karrige në tavolinë, me siguri je në meny”, tha ambasadori amerikan Kosnett.

“E nëse nuk mendoni se ky nuk është problem i madh për të ardhmen e Kosovës, atëherë nuk i keni kushtuar vëmendje kësaj çështjeje. Sepse kur gratë janë në tryezë – kur gratë janë pjesë e procesit vendimmarrës – rezultatet janë pozitive për tërë vendin”, deklaroi ambasadori amerikan.

Megjithatë, sipas tij, përkundër sfidave institucionale dhe kulturore, gratë në Kosovë po bëjnë gjëra të mëdha.

“Presidentja Jahjaga, Majlinda Kelmendi dhe Era Istrefi janë shembuj të figurave prijëse në aktivizimin për të drejtat e njeriut, në sport dhe zbavitje, si dhe shërbejnë si shembuj për vajzat e anembanë Kosovës”, tha ambasadori Kosnett përderisa si shembull të kyçjes së grave në fusha tradicionalisht të dominuara nga burrat, ai përmendi institucionin e Policisë së Kosovës, të cilit, siç tha, gratë po i bashkohen në numër të jashtëzakonshëm.

“Studimet tregojnë se kur gratë shërbejnë në qeveri, buxheti për shëndet publik rritet dhe qeveritë janë më pak të korruptuara”, tha Kosnett.

Java e Gruas është një ngjarje vjetore e cila organizohet në Kosovë nga Instituti Kombëtar Demokratik. Gjatë kësaj jave organizohen debate dhe aktiviteve të ndryshme që kanë për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe në proceset shoqërore të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...