Sejdiu: Qeveria Haradinaj po përgatit burg energjetik dhe financiar për qytetarët

Aktuale

Sejdiu: Qeveria Haradinaj po përgatit burg energjetik dhe financiar për qytetarët

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:40
Dardan Sejdiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt po përgatit burg energjik e financiar për qytetarët me marrëveshjen për ‘Kosovën e Re’.

Sejdiu ka shkruar në Facebook se Qeveria ka themeluar një kompani të re publike, të quajtur NKEC, e cila detyrohet të blejë të gjithë kapacitetin prodhues të Termocentralit të ri të ‘Contour Global’, me çmim prej 80 euro për Mwh.

Kjo marrëveshje ka jetëgjatësi 20 vjeçare, sipas Sejdiut.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndalojë këtë marrëveshje.

Publikimi i plotë i tij:

Qeveria e Kosovës ka themeluar kompani të re publike (NKEC), e cila DETYROHET TË BLEJË tërë kapacitetin prodhues të TC të ri të “Contour Global” me çmim prej EUR 80 për Mwh. ‘ÇMIMI I SYNUAR’ (Poëer purchase Agreement, Recital F, fq.7) është dy herë më i lartë se çmimi që e faturon sot KEK!

Këtë energji elektrike kjo kompani e re publike (NKEC) do t’ia shesë KEDS-it me çmim të tregut, dhe nëse ka ndryshim në mes të çmimit të tregut dhe këtij të synyar, i njejti dallim do të subvencionohet nga buxheti i Kosovës!

Këtë obligim kjo qeveri e ka garantuar për 20 vitet e ardhshme! 20 vite subvencionim i fitimit privat, 20 vite barrë mbi qytetarët e bizneset! Në vitin 2043, Kosova lirohet nga ky obligim!

Thënë troç, burg energjetik e financiar pêr Kosovën !

Kuvendi i Kosovës ?? duhet ta ndalë këtë marrëveshje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat