Selimi: Dikush nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duhet të marrë përgjegjësinë për komunikatën kundër familjes së Gani Gecit

Aktuale

Selimi: Dikush nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duhet të marrë përgjegjësinë për komunikatën kundër familjes së Gani Gecit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:03
Sylejman Selimi

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për komunikatën e lëshuar në kohë të luftës kundër familjes së Gani Gecit.

Sylejman Selimi, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se Gani Geci dhe Abedin Rexha – Sandokani kanë qenë shokë në mes vete deri në momentin kur është vrarë ky i fundit.

“Duhet të sqarohet për opinionin vrasja e Abedin Rexhës. Mirëpo, komunikata numër 59 që ka dalë në emër të Shtabit të Përgjithshëm ka qenë shumë e rëndë, e që sot askush nuk po e merr përgjegjësinë. Ka qenë shumë e rëndë pasi kemi qenë bashkërisht edhe pas vrasjes së Abedinit. Në Drenicë është ruajtur uniteti edhe pas kësaj ngjarjeje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se nuk ka qenë e vërtet se gjoja Gani Geci i ka prirë ofensivës së forcave serbe kundër UÇK-së, siç thoshte komunikata numër 59.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat