Gjeneral Selimi: Kjo është arsyeja pse refuzova dekoratën e Thaçit

Aktuale

Gjeneral Selimi: Kjo është arsyeja pse refuzova dekoratën e Thaçit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:05
Selimi dhe Thaçi

Gjenerali Sylejman Selimi ka treguar se çfarë raportesh ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Selimi ka thënë se raportet e tij me presidentin janë normale, të ngjashme me ato që kanë qenë gjatë luftës.

Në Debat Plus në Tv Dukagjini ai ka thënë se është çështje e tij personale pse e ka refuzuar dekoratën që ia kishte ndarë atij presidenti Thaçi.

“Me të kam raporte të njëjta. Është njeriu më i votuar në Kosovë, populli dhe deputetët e kanë zgjedhur president, andaj unë kam respekt për të. Është çështje personale pse e kam refuzuar dekoratën. Kur jam akuzuar padrejtësisht, pse të marr dekorata. Sërish nuk do ta merrja. Nuk kam asgjë personale me Hashim Thaçin, e as me ndonjë individ tjetër. Kam pasur fat që kam qenë komandant. Unë s’jam anëtar i asnjë partie. S’kam kërkuar ndihmë prej presidentit apo kujtdo tjetër për proceset gjyqësore. Ndoshta ka mundur të bëjë diçka”, ka thënë Selimi tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat