Profesori i njohur i drejtohet Thaçit: Si mund të bisedosh më njeriun që ta ka vrarë popullin tëndë

Aktuale

Profesori i njohur i drejtohet Thaçit: Si mund të bisedosh më njeriun që ta ka vrarë popullin tëndë

Nga: N.H Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:21
Hashim Thaçi

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar 20 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe.

Me këtë rast, Maxharraj, i është drejtuar të parit të vendit, Hashim Thaçit, duke e pyetur se si mund të bisedojë më njeriun që ka vrarë popullin.

“Po si mundesh President të bisedosh më njeriun që ta ka vra popullin tënd, e rrinë me të e nuk të kërkon bile falje, por t’i shkon edhe më larg duke e aprovuar kërkesën e Serbisë për korrigjim territoresh. Na kanë vra e masakru e tash këqyr edhe territor me ju dhanë. Kjo nuk i banë vaki asnjë shqiptari, posë teje”, ka shkruar ai.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

PRESIDENT AU KËTHJELLE NDOPAK SOT?!

(President para se të korigjosh kufirin është mirë më parë ta korigjosh vehten)

Pasiqe dialogu më Vuçiqin është në pushim që disa muaj dhe besoj qe gjatë kësaj kohe e ke marr vehten.Sot bane mirë që shkove në Krushë te Vogel më rastin 20 vjetorit të masakres ku vetem në Kryshëln e Madhe dhe të Vogël u masakruan mbi 354 përsona nga te cilet ka nje numer qe as sot nuk dihet dihet se ku janë.

President a e ndegjove vajin e familjarve të masakres qe nuk shuhet qe 20 vjet Këso masakrash ,nese ke harru ka gjithandej Kosovës ,ka edhe ne Drenicën Tende.Këto masakra i bani kolegu ytë më te cilin po bisedon në Bruksel.Po si mundesh z.President të ia shtrish dorën kriminelit Vuçiq me te cilin po bisedon,bile pa kërkuar falje,apo ndoshta ti nuk kë kërkuar nga Vuçiq te kërkoj falje për keta masakra.

Po si mundesh President të bisedosh më njeriu qe ta ka vra popullin Tend,e rrinë me te e nuk të kërkon bile falje,por ti shkon edhe më large duke e aprovu kërkesen e Serbis për korigjim teritoresh.Na kanë vra e maskakru e tash këqyr edhe teriror me ju dhanë.KJo nuk i banë vaki asnjë shqiptari,pose teje.

Pas kesaj vizite live në Krush ku edhe pas 20 vjetesh nuk pushon vaji i nanave tona për humbjen e anëtarve ,ndoshta je mërzitë pak,ndoshta je vetedijesu.

Është koha së para korigjimit te teritorit më Serbin ta korigjojshë më parë vehten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat