Milaim Zeka del para gjyqit për mashtrim të 900 qytetarëve

Aktuale

Milaim Zeka del para gjyqit për mashtrim të 900 qytetarëve

Më: 27 mars 2019 Në ora: 08:30
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, Ilir Krasniqin e Edmond Kërliu sot pritet që të dalin para gjyqit për t`u përballur me akuzat e Prokurorisë për mashtrim ndaj 900 qytetarëve, shmangie tatimi dhe pastrim të parave. Seanca mbahet pasi gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesat dhe të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Prokuroria Speciale pretendon se Ilir Krasniqi, Milaim Zeka duke përdorur në agjencion punësimi kanë mashtruar 900n  kosovarë duke iu marrë para gjoja për sigurimin e vizave të punës në Gjermani.

Të pandehurit prokuroria i akuzon se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale mashtrimi, si dhe ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer edhe veprën penale shmangia nga tatimi.

Gjithashtu, të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale pastrimi i parave lidhur me veprat penale mashtrimi dhe shmangia nga tatimi.

“Nuk e ndiej vetën fajtorë për asnjërën pikë të aktakuzës” kishte deklaruar Zeka në nisje të këtij procesi gjyqësorë.

Gjykatësi i cili po e gjykon këtë lëndë është Musafë Tahiri, ndërsa aktakuza është duke u përfaqësuar nga Prokurori Special Atdhe Adema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat