Thaçi: Duhet të jemi të pakompromis në luftimin e korrupsionit

Aktuale

Thaçi: Duhet të jemi të pakompromis në luftimin e korrupsionit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:39
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po merr pjesë në konferencën mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë e organizuar nga misioni i OSBE-së.

Thaçi ka thënë se korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha vendet në zhvillim.

“Korrupsioni është një kërcënim serioz jo vetëm për vendin tonë por për të gjitha vendet në zhvillim, përpos pasojave që shkakton në ekonomi shkakton pasoja edhe në rrafshin e sigurisë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se duhet të jemi të pakompromis në parandalimin dhe luftimin kësaj dukurie.

“Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë duhet t’i luftojë këto dukuri negative. Në këtë drejtim Kosova ka marrë një sërë veprimesh në sundim të ligjit. Kemi krijuar mekanizma për luftimin e kësaj dukurie”, është shprehur presidenti.

Sipas tij, Kosova i ka kaluar disa sfida ndërsa disa të tjera i ka adresuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat