Djemtë e zëvendësministrit përfshihen në rrahje, deklarohet Policia

Aktuale

Djemtë e zëvendësministrit përfshihen në rrahje, deklarohet Policia

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës janë deklaruar rreth përfshirjes në rrahje të dy fëmijëve të moshës së mitur të zëvendësministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Haradinaj, Bashkim Krasniqi.

Sipas policisë, rrahja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën ‘Gjirokastra’, të Fushë Kosovës.

Nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët dhe kanë marrë tretman mjekësor. Ndërkohë që tre person të tjerë janë arrestuar nga ana e zyrtarëve të policisë së Kosovës.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se ne rrugën “Gjirokastra” në Fushë Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kane pësuar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (te mitur) te cilet pas intervistimit janë liruar ne procedure te rregullt”, kanë thënë, zyrtarë nga policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat