Rashit Qalaj: Është rritur numri i vrasjeve dhe vjedhjeve, aksidente më pak

Aktuale

Rashit Qalaj: Është rritur numri i vrasjeve dhe vjedhjeve, aksidente më pak

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:06
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj para Komisionit

(E plotësuar) - Zhvillime të reja kanë ndodhur në rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në raportimin para Komisionit Parlamentar, ka thënë se në këtë rast është i përfshirë edhe një zyrtar tjetër policor.

Qalaj ka thënë se për këtë rast janë duke u hetuar edhe zyrtarë policorë të tjerë që janë të dyshuar.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Inspektorati Policor nëse mund të marrë masa për rikonstrukturimin e Policisë në Drenas.

“E them se më kanë thënë mos me prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici por ka hetim me të gjerë”, është shprehur Qalaj.

Qalaj në këtë raportim ka folur edhe për numrin e vrasjeve dhe aksidenteve në Kosovë.

Rashit Qalaj: Është rritur numri i vrasjeve dhe vjedhjeve, aksidente më pak

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paraqitur raportin vjetor të punës para Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Qalaj para Komisionit ka thënë në kudër të veprave penale është rritur numri i vrasjeve.

“Në 2018 kemi pas 32 raste nga 27 sa kishte një vit më parë”.

“Numrin e vjedhjeve të përgjithshme e kemi pasë me rritje, vjedhjet e rënda kanë pasë rënie, ndërsa grabitjet rritje. Në 2017 ka qenë 290, në 2018, 297, pra 7 raste më shumë”.

“Ne komunikacion, numri i aksidenteve në 2018 ka rënë edhe pse situata nuk ka qenë ashtu siç ne e dëshirojmë, statistikat nuk e paraqesin realitetin në trafik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat