Kërkohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve dhe odave ekonomike

Aktuale

Kërkohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve dhe odave ekonomike

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:19
Është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës konferenca "Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat"

(E plotësuar) - Mosbashkëpunimi mes odave ekonomike dhe institucioneve, sjell degradim demografik, andaj kërkohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve dhe odave ekonomike.

Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën "Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat", ku u diskutuan disa nga problemet kryesore me të cilat përballen bizneset vendore.

Derisa ky i fundit u tregua kritik ndaj odave ekonomike për mungesë të influencës, as këto të fundit nuk kursyen kritikat karshi institucioneve duke thënë se fajtori kryesor për ngecjen në zhvillimin ekonomik të vendit, janë pikërisht. 

Kryeparlamentari Veseli tha se ndjen përgjegjësi që përfaqësuesit e bizneseve janë në institucionin më të lartë të Kosovës për të transformuar dhe modernizuar ekonominë e vendit. Ai kërkoi të përmirësohen raportet në mes të institucioneve dhe odave në mënyrë që të evitohen politikat e thata që nuk çojnë askund.

Veseli: S’kemi mund me u marr vesh

“Nëse ne kemi  dhe jo kundërthënie, në mes institucioneve ët Republikës të Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrësisë në Kosovë, ne mund për një kohë të shkurtër të kemi një ekonomi më të fuqishme, e cila është shumë më konkurruese, shumë më prodhuese dhe më punësuese për vet faktin se sot në fillim të shekullit 21, Kosova, vendi jonë që me sakrifica veç dy dekada më herët, kemi arritur për të ardhur në ditën e sotme, na rrezikohet qenësisht nga fati se  rinia jonë mund të lëshojë vendin tonë... Ne mund të kemi një degradim demografik. Më shumë kemi pasur banorë në vitin 1981 sesa në vitin 2021. Të jem i sinqertë, kam pritë më shumë nga odat ekonomike që të jenë influencues. Unë duhet të them këtë: s’kena pas sukses”, tha ai.

Përgjigje për deklaratën e Veselit, pati kryetari i Odës Ekomomike, Berat Rukiqi, i cili tha se me politikat publike, është bërë shumë jo atraktiv sektori privat.

Megjithatë, ai shtoi se odat, duke qenë të unifikuara dhe konsistente, në shumë çështje të rëndësishme kanë arritur rezultate të mira me presion pozitiv.

Rukiqi: Me politikat publike e kemi bërë shumë joatraktiv sektorin privat

“Duke qenë të unifikuar dhe konsistent, në shumë çështje të rëndësishme kemi arritur rezultate të mira me presion pozitiv, qoftë presion publik, qoftë presioni përmes institucioneve, përfshirë Kuvendin dhe institucionet parlamentare... Ju, iu referuat demografisë, Kosova e ka një dividendë demografike që jo vetëm unë, por të gjithë po shqetësohemi, sepse jo vetëm unë, por të gjithë jemi duke e humbur si mundësi për shkak se, sot me politikat publike për pagat, për shembull e kemi bërë shumë jo atraktiv sektorin privat”, tha Rukiqi.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi tha se problemi më i madh që ka vendi është ngecja në zhvillimin ekonomik, derisa adresoi edhe fajtorët për një gjë të tillë. 

Sipas tij, Kosova ndër problemet kryesore ka mungesën e sundimit të ligjit dhe  ligjet e papërshtatshme, ku shtoi se janë identifikuar shumë ligje dhe udhëzime administrative, të cilat janë nxjerrë nga institucionet ekzekutive apo legjislative, e që bien ndesh me ligjin bazë.

Ai tha se OAK ka identifikuar dhe ka kërkuar nga institucionet e vendit që këto ligje dhe udhëzime apo vendime të shfuqizohen apo ndryshohen , pasi po e pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Krasniqi: Kuvendi, faktor kryesor për ngecjen ekonomike të vendit

“Problemi më i madh sot në Kosovë është ngecja në zhvillimin ekonomik. Ky parlament dhe kjo sallë janë një nga faktorët kryesorë për këtë. Arsyeja është miratimi i ligjeve pa konsultim paraprak me bizneset. Marrja e ligjeve nga vendet e ndryshme të Evropës, përkthimi i tyre dhe aprovimi i tyre veç sa për sy e faqe se janë ligje në përputhje me MSA-në, direktivat tjera, kanë dëmtuar të bërit biznes dhe pothuajse e kanë shkatërruar ekonominë tonë. Shembull është nënshkrimi i CEFTA-s pa asnjë kusht dhe pa mbrojtje të asnjë produkti në kohën kur vendet tjera i kanë të mbrojtura qindra produkte, ka qenë fillimi i ndalimit të zhvillimit të vendit... Sot Kosova 90 për qind importon dhe 10 për qind eksporton. Askush në Evropë nuk e ka këtë, asnjë shtet në Ballkon nuk e ka këtë. Fajtor tjetër jemi edhe ne bizneset dhe Odat, që problemet e të bërit biznes nuk kemi arritur t'i dërgojmë në vendin e duhur dhe të luftojnà « që gjendja të mos vijë këtu ku jemi”, tha ai. 

Image

Sipas Krasniqit, forcimi i sundimit të ligjit është detyra kryesore të institucioneve të Kosovës, në veçanti, detyrë e Parlamentit të Kosovës.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, foli për vendimet që qeveria ka marrë për bizneset viteve të fundit, me qëllim të lehtësimit të punës së tyre. Sipas tij, rritja ekonomike arrihet vetëm përmes sektorit privat, me ç’rast kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve të adresojnë vërejtjet ndaj doganave dhe administratës tatimore.

Hamza: Rritja ekonomike arrihet vetëm përmes sektorit privat

“Sektori privat është kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike, nuk është sektori publik. Punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat. Mundësitë e këtij vendi për t’u zhvillu, për të kaluar rritja ekonomike në një nivel tjetër janë veç përmes sektorit privat... Ju kërkoj falje, në përgjithësi nuk kemi pasur problem në implementim, disa herë në disa raste, disa biznese kanë dashur të trajtojnë si lëndë të parë diçka që nuk është”, tha ai.

Për problemet që kanë bizneset vendore me drejtësinë foli ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili tha se efikasiteti në drejtësi është pengesë për zhvillimin e bizneseve.

Për të zgjidhur këtë problem, Tahiri tha se është i lumtur që sot Kosova ka arritur të marrë një drejtim të mirë, me gjykatën komerciale, e cila do ta ketë dyshkallshmërinë.

Tahiri: Efikasiteti në drejtësi, pengesë për zhvillimin e bizneseve

“Themelimi i Gjykatës komerciale do të jetë adresë, e cila do ta rrisë efikasitetin e drejtësisë karshi bizneseve. Fatkeqësisht, sot efikasiteti në drejtësi, u shndërrua në pengesë për zhvillimin e bizneseve”, u shpreh ai.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, tha se prodhuesit kosovarë po hasin në pengesa të shumta. Duke renditur disa nga problemet kryesore, ai tha se edhe ligji për vonesa në pagesa duhet të amendamentohet në mënyrë që shteti të ketë rol më të madh.

Në këtë konferencë, e cila është organizuar nga Zyra e Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kuvendit të Kosovës, edhe përfaqësues të bizneseve parashtruan pyetje dhe adresuan disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen gjatë të bërit biznes në vend. 

Krejt në fund, kryeparlamentari  Veseli bëri të ditur se janë në procedurë draft-ligji për korporata, draft-ligji për të ardhurat, ai për TVSH-në, për administratën tatimore dhe procedurë, si dhe draft-ligji i doganave. Ai siguroi përfaqësuesit e bizneseve që si institucione do të jenë gjithmonë në mbështetje të tyre, duke u orientuar në pjesën e punësimit.

Ai ftoi bizneset që të kërkojnë përgjegjësi, pasi përfaqësuesit e institucioneve të vendit paguhen nga taksat e këtyre të fundit.

***

 

Është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës konferenca "Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat", ku u diskutuan disa nga problemet kryesore me të cilat përballen bizneset vendore.

Derisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati kritika për odat ekonomike, as këto të fundit nuk kursyen kritikat karshi institucioneve duke thënë se fajtori kryesor për ngecjen në zhvillimin ekonomik të vendit, janë pikërisht ati. 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se ndjen përgjegjësi që përfaqësuesit e bizneseve janë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës për të transformuar dhe modernizuar ekonominë e vendit. 

"Nuk është politika që të përcaktoj vijat e drejtimit dhe orientimit. Jeni edhe ju. Mund ta arrijmë këtë, jam shumë i sigurt, sepse nëse ne kemi partneritet dhe jo kundërthënie, ne mund për një kohë të shkurtër të kemi një ekonomi më të fuqishme. Ju përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të Odave të bizneseve, kjo varet më së shumti prej jush. Ne mund shumë shpejt të kemi një ekonomi më konkurruese... Duhet të jeni edhe ju vet, me iniciativat e juaja. Sepse ne sot, kemi një gjendje që na rrezikohet qenësisht nga fakti që rinia jonë mund të lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një degradim demografik. Më shumë kemi pasur banorë në vitin 1981 sesa në vitin 2021. Do të thotë mund të jemi për 100 - 200 mijë më pak dhe kjo është shqetësuese. Duhet të keni ju vendimmarrje më shumë, kjo ka qenë arsyeja që e kemi hapur edhe Zyrën në Kuvendin e Kosovës. Të jem i sinqertë, kam pritë më shumë nga odat ekonomike q ë të jenë influencues", tha ai.

 

I pari i Kuvendit bëri të ditur se janë në procedurë draft-ligji për korporata, draft-ligji për të ardhurat, ai për TVSh-në, për administratën tatimore dhe procedurë si dhe draft-ligji i doganave. 

Ai siguroi përfaqësuesit e bizneseve që si institucione do të jenë gjithmonë në mbështetje të tyre.  

Ndërsa kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi tha se problemi më i madh sot në Kosovë është ngecja në zhvillimin ekonomik, derisa adresoi edhe fajtorët për një gjë të tillë. 

"Ky parlament dhe kjo sallë janë një nga fajtorët kryesor për ngecjen e zhvillimit ekonomik në vend. Arsyeja është miratimi i ligjeve pa konsultim paraprak me bizneset. Marrja e ligjeve nga vendet e ndryshme, përkthimi i tyre dhe miratimi i tyre veç sa për sy e faqe, se janë ligje në përputhje me MSA-në, e kanë dëmtuar të bërit biznes dhe e kanë shkatërruar zhvillimin ekonomik. Shembull është nënshkrimi i CEFTA-s pa asnjë kusht, pa mbrojtje të asnjë produkti në kohën kur vendet tjera i kanë të mbrojtura qindra produkte. Sot Kosova ka diferencën më të keqe me eksportin dhe importin, duke importuar 90 përqind e eksportuar vetëm 10 përqind. Askush në Evropë dhe Ballkon nuk e ka këtë. Fajtorë tjetër jemi edhe ne bizneset dhe Odat, që problemet e të bërit biznes nuk kemi arritur t'i dërgojmë në vendin e duhur dhe të luftojnë që gjendja të vijë këtu ku jemi", tha ai. 

E, kryetari i Odës Ekomomike, Berat Rukiqi, tha se me politikat publike, ka lëvizje të lartë të fuqisë punëtore drejt vendeve tjera.

"Sot kemi lëvizje masive drejt vendeve. Ka shumë politika ku mund të intervenohet, si politika e eksportit e shumë të tjera,", tha ai. 

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, ku ministri i Financave, Bedri Hamza para të pranishmëve u shpreh se i kupton shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e bizneseve. 

"Nga vlerësimet në vitin 2018 rezultoi se rritja ekonomike do të jetë 4.3. Këtë po e them sepse punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat. E kemi deklaruar në fillim të mandatit se nuk do të ketë tatime të reja dhe norma të reja që e zhvillojnë biznesin... Ka raste që edhe bizneset nganjëherë nuk janë në nivelin e duhur dhe fajin e hedhin te ligji dhe tek implementuesit e ligjit. Nganjëherë presioni i bizneseve është shumë i madh por unë i mirëkuptoj", tha ai.  

 

E ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se është i lumtur që sot Kosova ka arritur të marrë një drejtim të mirë, me gjykatën komerciale. 

"Themelimi i Gjykatës komerciale do të jetë adresë e cila do ta rrisë efikasitetin e drejtësisë për bizneset. Unë kam marrë qindra kërkesa nga bizneset për lëndët e tyre që vonohen e zgjasin. Jemi duke vonuar në këtë drejtim, që krahas kësaj të trajnojmë edhe gjyqtarët. Ne jemi shumë vonë, por jemi duke punuar që të kemi një gjykatë të qartë ku bizneset do të adresojnë çështjet e tyre", u shpreh ai. 

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, tha se prodhuesit kosovarë po hasin në pengesa të shumta.

Duke renditur disa nga problemet kryesore, ai tha se edhe ligji për vonesa në pagesa duhet të amandamentohet në mënyrë që shteti të ketë rol më të madh. Edhe përfaqësues të bizneseve parashtruan pyetje dhe adresuan disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen gjatë të bërit biznes në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat