Qalaj: Ka edhe policë të tjerë të përfshirë në rastin e dhunimit të të miturës në Drenas

Aktuale

Qalaj: Ka edhe policë të tjerë të përfshirë në rastin e dhunimit të të miturës në Drenas

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:56
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj para Komisionit

(E plotësuar) - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është ftuar të raportoj për herë të parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj mbi raportin vjetor të punës për vitin 2018.

Me këtë rast, ai shpalosi të arriturat dhe objektivat që sipas tij i ka bërë Policia e Kosovës. Duke përmendur numrin e rasteve dhe veprave penale ai tha se ka pasur rënie të tyre, mirëpo për dallim nga viti 2017, numri i vrasjeve dhe i grabitjeve ka pasur rritje, sidomos në kryeqytet.

Qalaj theksoi dhe angazhimin e policisë në fushat e tjera, ku siç bëri të ditur, janë ndërmarrë shumë aksione në parandalim të dukurive të këqija.

“Në vitin 2018 kemi pasur 32 vrasje, numrin e vjedhjeve të përgjithshme e kemi në rritje, ndërsa për vjedhjet e rënda ka pasur ulje. Numri i përgjithshëm i grabitjeve në vitin 2018 ka qenë 281 raste, numri më i madh i grabitjeve ka qenë në Prishtinë. Numri i të arrestuarave ka qenë më i ulët, po ashtu dhe aksidentet në trafik kanë shënuar rënie. Në fushën e krimit të organizuar, krimeve ekonomike kemi pasur një sukses të madh, në fushën e hetimeve gjatë trafikimit me qenie njerëzore ka pasur angazhim më të madh, dhe në fushën e zbulimit të narkotikëve janë arrestuar 2061 persona. Në fushën e korrupsionit janë hetuar 533 raste. Janë konfiskuar dhe shtëpi, tokë dhe sasi të mjeteve monetare. Po ashtu dhe në aspektin e parandalimit të terrorizmit ka pasur ulje”, deklaroi Qelaj.

Image

Ai tregoi dhe për reformat që janë duke i bërë më Policinë e Kosovës, që sipas tij janë duke u kryer në vazhdimësi. Kurse sa i përket, ligjit për pension ai tha se duhet të miratohet.

Kurse, për rastet në Drenas dhe Suharekë, Qalaj tha se ka zyrtarë policorë që janë ende në hetim nga Inspektorati Policor.

Për policin që po akuzohet për vrasje në Suharekë, ai tha se i njëjti ka pasur disa raste dhe marrje të masave nga IPK-ja. Ndërsa për rastin e mirënjohjes që e ka marr, ai tha se ka marr për shkak të shpëtim të jetës.

***

Zhvillime të reja kanë ndodhur në rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në raportimin para Komisionit Parlamentar, ka thënë se në këtë rast është i përfshirë edhe një zyrtar tjetër policor.

Qalaj ka thënë se për këtë rast janë duke u hetuar edhe zyrtarë policorë të tjerë që janë të dyshuar.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Inspektorati Policor nëse mund të marrë masa për rikonstrukturimin e Policisë në Drenas.

“E them se më kanë thënë mos me prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici por ka hetim me të gjerë”, është shprehur Qalaj.

Qalaj në këtë raportim ka folur edhe për numrin e vrasjeve dhe aksidenteve në Kosovë.

Rashit Qalaj: Është rritur numri i vrasjeve dhe vjedhjeve, aksidente më pak

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paraqitur raportin vjetor të punës para Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Qalaj para Komisionit ka thënë në kudër të veprave penale është rritur numri i vrasjeve.

“Në 2018 kemi pas 32 raste nga 27 sa kishte një vit më parë”.

“Numrin e vjedhjeve të përgjithshme e kemi pasë me rritje, vjedhjet e rënda kanë pasë rënie, ndërsa grabitjet rritje. Në 2017 ka qenë 290, në 2018, 297, pra 7 raste më shumë”.

“Ne komunikacion, numri i aksidenteve në 2018 ka rënë edhe pse situata nuk ka qenë ashtu siç ne e dëshirojmë, statistikat nuk e paraqesin realitetin në trafik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat