Hoxha: Gratë në vendimmarrje duhet të jetë rregull, jo përjashtim - Bota Sot
Hoxha: Gratë në vendimmarrje duhet të jetë rregull, jo përjashtim

Aktuale

Hoxha: Gratë në vendimmarrje duhet të jetë rregull, jo përjashtim

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:33
Foto nga takimi

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ministrja Hoxha ka thënë se barazia gjinore është vlerë thelbësore e demokracisë dhe sipas saj, gratë në vendimmarrje janë pjesë e të arriturave të çdo shteti demokratik.

Hoxha po ashtu ka thënë se gratë janë shtylla e shtëpisë dhe e shtetit.

Postimi i plotë i ministres Hoxha pa ndërhyrje:

Rrjeti i Grave në Biznes, në takimin e organizuar në Prizren, me titull “Fuqizimi i grave në vendimmarrje”, diskutuam për të arriturat dhe sfidat e grave, në kuadër të proceseve që po kalon vendi.

Barazia gjinore, është vlerë thelbësore e demokracisë, andaj gratë në vendimmarrje, janë pjesë e të arriturave të çdo shteti demokratik.

Gratë në vendimmarrje duhet të jenë rregull, jo përjashtim.

Fuqizimi i grave në vendimmarrje do të jetë vlera më e qëndrueshme për proceset që po kalojmë, deri në integrimin e plotë euro-atlantik.

Gratë, janë shtyllë e shtëpisë dhe shtetit. Kjo nuk do mend, por duhet të japim shembuj se vërtetë duam edhe familje edhe shtet me shtylla të forta. Thjeshtë, zgjidhja është e lehtë, duke u fuqizuar gratë në vendimmarrje!. 
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...