Hashimi, i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

Aktuale

Hashimi, i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

Nga: K.M Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:42
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Rrahim Hashimi, ish-luftëtari i ‘Forcave Komando Delta’ të UÇK-së nga Brigada 138.

Këtë e ka konfirmuar vetë ish-ushtari Hashimi  gjatë një konference për media, ku tha se Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim më 9 prill në Hagë.

Ai tha se pavarësisht votimit të padrejtë nga Parlamenti për Ligjin e Dhomave të Veçanta, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, dhe si rrjedhojë do të respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës për aq kohë sa janë në fuqi këto ligje.

“Personalisht s’kam qenë i përfshirë në ndonjë krim dhe as që kam njohuri për ndonjë krim të kryer. Bazuar në këtë për mendimin tim nëse kjo prokurori është dhe vepron drejt hipotetikisht mund të dyshohem për: shkelje të disiplinës ushtarake apo tejkalim të autorizimeve ushtarake. Nuk jam intervistuar asnjëherë që nga paslufta e deri më sot, madje ende s’jam i intervistuar ndonjë herë për ndonjë krim lufte apo të ngjashme. Avokat mbrojtës në këtë fazë nuk do të marrë, sepse s’kam asnjë arsye të justifikoj veprimet e mia të luftës”, deklaroi Hashimi. 

***

 

Rrahim Hashimi, ish luftëtatar i “Forcave Komando Delta”, të UÇK-së, Brigada 138, Zona Operative e Drenicës, është i ftuari i radhës i dhomave të Specializuara në Hagë për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Hashimi do të paraqitet para Dhomave të Specializuara më datë 9 prill.

Kjo u bë e ditur nga vet Rrahim Hashimi në një konferencë për medie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat