Drejtori i Policisë flet për vjedhjen e dhomës së dëshmive në vitin 2009: Jemi në vlugun e hetimeve

Aktuale

Drejtori i Policisë flet për vjedhjen e dhomës së dëshmive në vitin 2009: Jemi në vlugun e hetimeve

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:49
Pamje nga raportimi

Numri i rasteve, veprave penale, vjedhjeve të rënda, të arrestuarave dhe aksidenteve në trafik gjatë vitit 2018 në Kosovë ka pësuar rënie, ndërsa ka pasur rritje të numrit të vrasjeve dhe grabitjeve të armatosura.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë raportimit të tij të parë në Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës mbi raportin e punës së këtij institucioni për vitin 2018.

Ndërsa, për rastin e “Drenasit” ku është keqpërdorur seksualisht një vajzë, Qalaj bëri të ditur se janë duke u hetuar më shumë se individi që e ka kryer këtë vepër penale.

Shefi i policisë gjatë këtij raportimi ka folur për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me institucionin që ai drejton, duke filluar reformat dhe rikonstruktimi që është duke u bërë në gjitha stacionet e Policisë së Kosovës dhe skandalet që kanë ndodhur në polici dhe arritjen e objektivave në parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Qalaj: Kemi pasur një rritje të numrit të vrasjeve

“Gjatë viti 2018 kemi pasur një zvogëlim të rasteve, për minus 4. 82 për qind në raport me vitin paraprak 2017. Ndërsa numri i veprave penale ka pasur një rënie prej 0.6 për qind...në kuadër të veprave të ndryshme penale në vend kemi pasur një rritje të numrit të vrasjeve fatkeqësisht, ky ka qenë për 18, 51 për qind në vitin 2017, i kemi pasur 27 raste të vrasjeve, ndërsa në vitin 2018 kanë qenë 32 raste. Po ashtu kemi pasur një zvogëlim të lëndimeve të rënda trupore, në vitin 2018 në raport në vitin 2017. Numrin e vjedhjeve të përgjithshme e kemi pasur me rritje për 1.86 për qind. Ndërsa numrin e vjedhjeve të rënda, e ato janë kryesisht që bëhen me objekte të banimit, shtëpi kemi pasur një zvogëlim me minus 57 për qind. Fatkeqësisht kemi pasur një rritje të numrit të grabitjeve, sidomos në fund vit. Numri i grabitjeve gjatë vitit 2017 ka qenë 290, ndërsa në vitin 2018 ka qenë 297...gjatë vitit 2018 kemi ndaluar përkohësisht 4231 persona, më shumë se vitin 2017, ndërsa numri i të arrestuarve ka një zvogëlim... numri aksidenteve të trafikut ka shënuar një zbritje edhe pse situata nuk ka qenë ashtu siç ne dëshirojmë”, tha drejtori Qalaj.

Ndërsa, kërkoi nga qeveria që sa më shpejt të miratojë ligjin për pensionin në mënyrë që disa zyrtarë policor të shkojnë në pension të parakohshëm dhe mosha mesatare e policisë të jetë më e vogël.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Seveçla u interesua më shumë rreth policëve që kanë marr beneficione të pensionit invalidor, ndërsa kërkoi dhe informacione se si mund që një person, duke ju referuar vrasjes nga polici në Suharekë që  të dekorohet nga Policia dhe të njëjtën kohë të jetë në masa disiplinore nga IPK-ja.

Sveçla: Qysh janë qeta 128 policë që kanë marr pensione invalidore

“Deshta me vet qysh janë qeta 128 policë që kanë marr pensione invalidore, na thatë se janë shëndosh si molla, por pyetja është se deri kur kanë marr këtë pension. Dmth ne e kuptojmë që verifikimi është bërë në vitin 2006, por si ndodhi që pas këtij verifikimi gjithë dolën të shëndosh, në ndërkohë kanë marr pensione invalidore...tash po na del që si rasti i Suharekës që një polic i cili për qëllime të përfitimit vret një punëtor në vendin e punës, paska pasur shumë raste të hapura dhe të njëjtën kohë është dekoruar nga Drejtori i Policisë së Kosovës, çka është e vërteta në këtë mes”, deklaroi, Sveçla.

Duke folur për incidentet e zyrtarëve policor në Drenas dhe Suharekë, ku një person mbeti i vrarë nga zyrtari policor, Qalaj tha se brenda institucionit policor do të ketë një njësi që do të rrisë disiplinën dhe se rasti i Drenasit është ende në hetim, pasi dyshohet se ka dhe të tjerë njerëz të përfshirë.  

Për policin e dyshuar për vrasje në Suharekë, tha se ka pasur disa masa nga IPK për të, ndërsa për rastin e mirënjohjes që e ka marr, tha se kjo ka ndodhur për shkak të një rasti ku e ka shpëtuar jetë të një njeriu.

Qalaj: Në rastin në Drenas nuk është duke u hetuar vetëm individit, por pak edhe më gjerë

“Meqenëse u konstatua se ata janë shëndosh e mirë nga klinika e kontraktuar nga Policia e Kosovës, çështja e benefiteve është duke u hetuar nga Prokuroria dhe aty nuk mundet të flas shumë se është thjesht e tyre, është e vërtetë që shumica prej tyre i kanë marr këto benefite, tash prej cilit vit i kanë marr nuk e di...është fakt se polici ka kaluar në disa raste disiplinore dhe  në IPK dhe në hetimet e brendshme dhe ka pasur disa masa ndaj ti në transfera dhe me pagë. Mirëpo rasti i mirënjohjes që e ka marr është për një rast shpëtimi të jetës...34: sa i përket rastin të parë ende është në hetim, rasti në Drenas është ende duke hetuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës dhe kemi kërkuar që ata të marrin hapa, por në kuadër të njerëzve që i kemi atje. Por është kërkesë e tyre që deri sa të vazhdoj hetimi, mos të prekët askush. Sepse nuk është duke u hetuar vetem individit, por pak edhe më gjerë”, shtoi Qalaj.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri tha se institucioni i Policisë deri më tash ka qenë për keqardhje, mirëpo sipas tij, këto dy vitet e fundit ka pasur ngritje të cilësisë së punës.

Deputeti,  i doli në mbrojtje policisë dhe kërkoi që këta të fundit të ketë sigurim shëndetësor, sipas tij është absurde që ky institucion të mos ketë ende këtë.

Beqiri: Është absurdë që mos më pas sigurim shëndetësor Polica ë Kosovës

“Është absurdë që mos më pas sigurim shëndetësor Polica ë Kosovës, sikur që është absurdë dhe të tjerët mos më pas sigurim shëndetësor....nuk ka deputetë  asnjë grupi parlamentar që do të kundërshtonte një gjë të tillë”, u shpreh Beqiri.

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili më shumë u interesua tek identifikimi  i grupeve kriminale që janë duke grabitur bankat.

Sipas tij, duhet një përkushtim më i madh që qytetarët të ndien vetën të sigurt dhe mos të bien prej e plaçkitjeve.

Xhelili: Sa jeni të përkushtim që qytetarët të ndien vetën të sigurt dhe mos të jenë pre e plaçkitjeve

“Përkundër euforisë në vendet ku zhvillohet lojërat e fatit, jam shumë neutral këtë drejtim është shumë element dhe i sigurisë, sepse sipas kësaj logjike duhet me mbyllur bankat, kafiterit dhe gjitha ato vendet ku ndodhin vrasjes dhe ka elemente që nashta në mënyrë emocionale është marr ky vendim. Sa jeni të përkushtim që qytetarët të ndien vetën të sigurt dhe mos të jenë pre e plaçkitjeve qoftë në institucioneve, apo shtëpi private”, tha deputeti, Xhelili.

Për mbylljen e kazioneve në veri, Qalaj tha se ka qenë rastësi aksioni i të premtes, me mbajtjen e seancës plenare, pasi siç thotë ai ka qenë i planifikuar rreth tre muaj më herët.

Deputeti tjetër nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi insistoj më shumë tek reformimet që po ndodhin në Policinë e Kosovës dhe tek procesi i gradime.

Ndërsa, drejtori Qalaj njoftoi se me 5 prill pritët të gradohen zyrtarë policor, ai foli dhe për rastin e vjedhjeve të dëshmive në objektin e Policisë, ku tha së janë në vlugun e hetimeve përfundimtare.

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti kishte një kërkesë ndaj drejtorit Qalaj që të avancohet sa më shpejt hyrja në sistem të gjobave në trafik, që sipas saj pagesat shpesh herë nuk po i përfshin sistemi dhe për këtë arsye qytetarët nga rajonet të ndryshme po duhet që të paguajnë.

Këtë kërkesë e mbështeti dhe drejtori Qalaj, që sipas tij shumë shpejt pritet të rregullohet kjo çështje.

Për suspendimin e policit që ka rrjedhur informacionet mbi djalin e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni për ndalimin e tij nga policia, ai tha se ky suspendim ka ardhur si pasojë e qasjes në informata të klasifikuara dhe jo për materialet që kanë dal në media.

Sa i përket pikave tjera të rendit të ditës, ku ka qenë dhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit për Inspektoriati Policor të Kosovës u larguan nga rendi i ditës dhe u vendos që javën e ardhshme të mblidhet komisioni për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat