‘Ndërrimi i qëndrimit të presidentit për KQZ sinjalizon për ndërhyrje nga jashtë’

Aktuale

‘Ndërrimi i qëndrimit të presidentit për KQZ sinjalizon për ndërhyrje nga jashtë’

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:02
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj

Sipas tij, ndërrimi i qëndrimit të presidentit pa dhënë një shpjegim paraqet një dëshmi se mund të ketë ndërhyrje, nga brenda apo jashtë.

Molliqaj kërkoi nga kryeministri apo kryetari i Kuvendit të dërgojnë pyetje në Gjykatë Kushtetuese për të kërkuar interpretim për këtë çështje, para se ata si parti të dërgojnë për interpretim vendimin në Kushtetuese.

“Kemi pritur një vendim ose dekretim të presidentit të Republikës së Kosovës. E dini që prej asaj periudhe, diku më shumë se tre muaj, nuk ka pasur veprim nga presidenti i Kosovës dhe nuk kemi marrë asnjë njoftim për ndërrimin e qëndrimit të tij paraprak. Konsiderojmë që është e domosdoshme që kjo çështje të zgjidhet dhe KQZ të funksionalizohet. Qëndrimi i PSD-së është që së pari të ketë interpretim Kushtetues dhe më pas të ecim tutje. Ne besojmë që në bazë të interpretimit tonë Kushtetues neve na takon një anëtar në KQZ”, tha ai.

Sipas tij, çfarëdo vendimi i presidentit tash e tutje, para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sinjalizon se dikush ka pasur ndikim për këtë ndërrim qëndrimesh.

“Ndërrimi i qëndrimit të presidentit pa dhënë një shpjegim na jep sinjal të qartë se ka ndërhyrje qoftë nga jashtë, apo nga brenda”, tha ai.

Molliqaj tha se janë të gatshëm për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj, siç thotë ai dhe nëse ajo ditë është nesër.

“Ne jemi të gatshëm për të rrëzuar qeverinë, ne i kemi jap nënshkrimet. Në çdo paraqitje tonë kemi thënë se partitë politike e mëdha nuk kanë vullnetin as guximin për të nisur një mocion mosbesimi. Ditën që Kuvendi i Kosovës e ka shumicën për të rrëzuar qeverinë bashkë me neve, PSD do të votojë për rrëzim të qeverisë dhe nëse është nesër”, tha Molliqaj.

Pas reagimit të Ambasadës amerikane dje për bllokimin e KQZ-së, presidenti Thaçi përmes një njoftimi bëri të ditur se të enjten do të organizojë ceremoninë e betimit të anëtarëve të ri të KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat